Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ka nominuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për Çmimin Nobel për Paqe.
Më 7 korrik, Netanyahu takoi Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se i ka treguar letrën që i ka dërguar komitetit që ndan çmimin prestigjioz.
“Ai po ndërton paqe ndërkohë që ne flasim, në një vend… në një rajon pas tjetrit”, tha Netanyahu gjatë një darke me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë viteve, Trump është nominuar disa herë për Çmimin Nobel për Paqe nga mbështetës dhe ligjvënës të ndryshëm dhe nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij që nuk ka fituar.
Ai është ankuar hapur se është anashkaluar nga Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel për rolin e tij ndërmjetësues në konfliktet midis Indisë dhe Pakistanit, si dhe Kosovës dhe Serbisë.
Në vitin 2020, derisa Trump ka shërbyer në mandatin e parë presidencial, ai ka dëshmuar nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
Muajin e kaluar, Trump i është bashkuar luftës së Izraelit në Iran, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane.
Më pas, ai ka ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi mes këtyre dy vendeve.
Paraardhësi i Trumpit gjatë mandatit të parë, Barack Obama, ka fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2009.
Komiteti Norvegjez i Nobelit ka përmendur “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve” si arsye për çmimin. /REL
Ate qe e propozoi Njetanjahu diplomati i karreres e ka thene me muaj me perpara qe zeusi do ta marri cmimin Nobel prandaj do ti lutesha auditorit shqiptar qe ti lexoje me vemendje opinionet e mija qe vijne nga nje diplomat elitar. Jemi me fat qe jetojme ne epoken e babait te gjithesise.
Muci, une e kam thene qe eshte nje fat per ne qe kemi akses tek nje diplomat karriere ,largpames dhe gjenial sic jeni ju prandaj te jam lutur qe te vazhdoni me opinionet e juaja qe jane nje thesar per te gjithe auditorin shqiptar, jemi krenar qe diplomacia shqiptare ka nxjerr nje kollos si ty
Propozuar per Nobel Paqe , nganjē kriminel lufte nē kērkum nga gjykatat Europiane. Duhet tē wed him apo tē qajmē ? Ēshtē njēlloj sikur tē propozosh non gratēn me like-fshatarin pēr hero kombētar.
I’m getting 88 D0llars consistently to deal with net. Q I’ve never accepted like it tends to be reachable anyway one of my most noteworthy buddy got D0llars 27,000 D0llars in three weeks working this basic task and she impacted me to avail… Take A Look Here….> www.get.money63.com
Nje vrases ne mase....propozon mikun e tij bashevrases per cmimin Nobel te paqes....Kjo po eshte vlere demokratike.... Gjykatat shqipetare e kane gabim qe mbajne e ne burg vrases...Ata sjellin paqen sepse prania e tyre ul krimin per shkak te feikes se hakmarjes...A nuk eshte frika e hakmarjes nga Trapi qe ndali Iranin te shkateronte qytetet Izraelite?...Pra raca e vrasesve na duhet ne perballjen me krimin brenda dhe armiqte fqinjet...Kush do luftoje po nuk patem kriminele vrases?....
Nje kriminel propozon hedhesin e bombave ne Iran, njeriu qe deshironte largimin e palestinezeve nga atdhu i tyre per Nobel! Po per Hitlerin ka pasur ndonje propozim per çmimin Nobel?
Më mirë tja japin Putinit sesa këtj kari portokalli