Kryeministri sllovak i nënshtrohet një operacioni tjetër, në gjendje të rëndë shëndetësore

17 Maj 2024, 15:16Bota TEMA
Kryeministri sllovak i nënshtrohet një operacioni tjetër, në

Ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Robert Kalinak, ka deklaruar se kryeministri Robert Fico i është nënshtruar një operacioni tjetër.


“Kryeministri sllovak Robert Fico i është nënshtruar një operacioni tjetër këtë mëngjes që zgjati dy orë e gjysmë”, tha ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak për gazetarët.


Ndërsa më tej u shpreh se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

"Gjendja e tij shëndetësore është ende shumë e rëndë, ndoshta do të duhen disa ditë për të parë se si do të vazhdojë”, ka shtuar ai.


Fico kishte shkuar të mërkurën e 15 majit për të zhvilluar një takim me mbështetësit e tij, ku u qëllua me 4 plumba.

Menjëherë pas incidentit policia arrestoi autorin e plagosjes, një shkrimtar 71-vjeçar, i identifikuar si Juraj Cintula.

Gjatë marrjes në pyetje autori deklaroi se e kreu këtë akt, sepse nuk ishte dakord me qeverisjen nën drejtimin e Ficos.

Lini një Përgjigje