Kryeministrja britanike: Putin s’mund të lejohet të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë

30 Shtator 2022, 19:50Bota TEMA

Kryeministrja britanike: Putin s’mund të lejohet të

Britania e Madhe ka kundërshtuar aneksimin e paligjshëm të katër rajoneve në Ukrainë nga Moska.

“Putinit nuk mund të lejohet të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë duke përdorur forcën brutale. Ne do të sigurojmë që ai të humbasë këtë luftë të paligjshme”. Kështu deklaroi sot kryeministrja britanike Liz Truss .

Ajo theksoi se lideri rus ka verpuar në kundërshtim me me ligjin ndërkombëtar.

“Putini ka vepruar edhe një herë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar me një shpërfillje të qartë për jetën e qytetarëve ukrainas, popullit ukrainas që ai pretendon se përfaqëson.”

“Britania e Bashkuar nuk do të injorojë kurrë vullnetin sovran të këtyre njerëzve dhe kurrë nuk do të pranojë rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia si asgjë tjetër përveç territorit ukrainas”, theksoi Liz Truss. 

1 Komente

  1. K
    Kurva Angli ndryshoj Kufijte e Kombit Shqiptare

    Me cilin surrat flasin kta qe kan shkaterruar Kufijte e madje zhdukur Kombe ,qe kan shkaterruar te ardhmen e disa Kombeve . Kta dmth Bulldogu Cicrcill Kampioni Kazanit me Anekdodave , coptoj Shqiperine ne 4-shtet e fakeshtete qe rrethojne Shqiperine . Perse nuk jep llogari ne Gjyqin Nderkombetare sot Anglia ? Gjysmen e teritorit shqiptare ju fal Fakekombit Grek mpjesa tjeter e madhe Serbise ,e Liliputanes Mali i Zi . Hipokrite kriminele te pafytyre .

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje