Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se Kopenhageni nuk do ta braktisë Groenlandën për shkak të kërcënimeve të SHBA-së për vendosjen e tarifave që synojnë të detyrojnë shitjen e ishullit.
Sipas mediave të huaja, duke iu referuar mundësisë që BE-ja të vendosë masa hakmarrëse kundër SHBA-së, të njohura si "bazuka tregtare", Frederiksen tha se një luftë tregtare midis aleatëve ishte një "ide shumë e keqe".
Ndërsa shpresonte që masa të tilla si "bazuka" mund të shmangeshin, ajo tha se Evropa duhej të gjente një përgjigje nëse SHBA-të do të vendosnin tarifa.
Megjithatë, Frederiksen tha se ajo do të preferonte t’i adresonte shqetësimet amerikane të sigurisë në mënyrë bashkëpunuese.
Shefja e qeverisë së Danimarkës shtoi se Kopenhageni po propozonte një prani të përhershme sigurie në Arktik, për të garantuar sigurinë e ishullit.
Sa me shume prisni , aq me shume i jepni atij kohe te pergatitet per reagimin tuaj.
Sy më sy e dhëmb ndër dhëmbë, strategji e suksesshme kjo për t'i bërë ballë presionit. Loja që ka nisur imponon tarifa të njëjta doganore. Kush bën lëshime qysh në fillim e ka humbur davanë e do mbetet vasal. Asnjë lëshim. Në biznes e jo vetëm. Nami u bëftë. Pokeri kërkon lojtarë të sprovuar e me nuhatje të thellë. Trump mban së paku dy asa të fshehur nën mëngë. Sa më e matur dhe e befasishme kundërpërgjigja ndaj besëprerëve, aq më i mundshëm falimentimi i parakoshëm i tyre. Ajo që duhet mbajtur parasysh është se besëprerin bankroti i përsëritur me imobiliet nuk e ka gjunjëzuar. Se ç'është një "dorë e magjishme" që e ka ndihmuar të ngrihet sërisht nga e para. Përvoja e ka mësuar të jetë i paparashikueshëm. Lojtari që ka përballë nuk e përballon dot i vetëm. Politikës trumpiste "përça e sundo" i duhet kundërpërgjigjur me politikën "bashkohu që të mbijetosh". Evropës i duhen nja dhjetë Macro's.