Kryeministrja e Estonisë: NATO-ja duhet të ndalë “kriminelin e luftës” Putinin

24 Mars 2022, 11:47Bota TEMA

Kryeministrja e Estonisë: NATO-ja duhet të ndalë

NATO-ja duhet të “dyfishojë” përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, ka thënë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, pak para nisjes së samitit të jashtëzakonshëm të aleancës veri-atlantike në Bruksel.

“Mendoj se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona – Putin nuk mund ta fitojë këtë luftë”, ka thënë Kallas, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka nisur luftën në Ukrainë një muaj më parë.

Lideri i Kremlinit është duke marrë hapa “për të na frikësuar” dhe “të na ndalojë nga ofrimi i ndihmës për Ukrainën”.

“Ne nuk duhet të biem në grackë – ne duhet të ndalim kriminelin e luftës”, ka thënë ajo./REL

 

1 Komente

  1. s
    shori

    Ik moj shurruthull..., kush te ka vene ne politike ti moj laraske, sepse per te tjera je ti...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje