Kuleba: Më e keqja nuk ka ardhur ende, Italia të na dërgojë armë

3 Prill 2022, 11:00Bota TEMA

Kuleba: Më e keqja nuk ka ardhur ende, Italia të na dërgojë

Ministri ukrainas i Punëve të Jashmte, Dmitry Kuleba tha se më e keqja nuk ka ardhur ende, duke iu referuar luftës dhe pasojave të saj katastrofale.

Gjatë intervistës së tij me “Corriere della Sera”, ministri i ka bërë thirrje Italisë që në këtë moment kritikë të luftës të ndihmojë Ukrainën me armë.

Një pjesë nga intervista:

Gazetari: Në çfarë pike është procesi i paqes?

Kuleba: Ne po flasim vazhdimisht me njëri-tjetrin, po kërkojmë zgjidhje. Por të gjitha problemet kryesore mbeten të pazgjidhura. Dhe pavarësisht nga kanali diplomatik, ushtria ruse vazhdon të sulmojë në terren: ata lëshojnë raketa mbi qytetet tona, ushtarët e tyre kryejnë krime kundër njerëzimit. Edhe kur shënojmë suksese të vogla në bisedime, agresioni ushtarak vazhdon më i përgjakshëm dhe shkatërrues se kurrë.

Gazetari: Në Itali ka debat për zgjedhjen e qeverisë për të dërguar ndihma dhe armë.

Kuleba: Do të doja të them se ata që refuzojnë të dërgojnë armë në Ukrainë, në fakt mbështesin vazhdimin e luftës. Sa më shpejt do të jemi në gjendje të dëbojmë rusët dhe aq më shpejt do të përfundojë lufta. Ne e vlerësojmë shumë Mario Draghin dhe kolegun tim Luigi Di Maio: ata kanë qenë në anën e duhur të historisë që nga dita e parë e luftës. Presim nga Italia armët e nevojshme për të na mbrojtur dhe jemi të lumtur që ajo ka marrë rolin e vendit udhëheqës në përpjekjet për të na futur në Evropë si një anëtar i plotë. Së fundi, zgjedhja e tyre për të garantuar sigurinë tonë në çdo marrëveshje që mund të lindë nga procesi i paqes është një shenjë e miqësisë dhe seriozitetit të madh.

Lini një Përgjigje