Kursku është në duart e Putin, Trump kërcënon Rusinë pas takimit me Zelenskin

27 Prill 2025, 22:12Bota TEMA
Kursku është në duart e Putin, Trump kërcënon

Donald Trump ka ndryshuar përsëri qëndrim ndaj Rusisë. Menjëherë pas takimit me kreun e shtetit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe shprehu dyshime për gatishmërinë e kreut të Kremlinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Gjatë fluturimit për në SHBA nga Roma, Trump shkroi në “Truth Social” se nuk kishte asnjë arsye që Putini të gjuante raketa në zonat civile, qytetet dhe fshatrat në Ukrainë ditët e fundit. “Më bën të mendoj: Ndoshta ai nuk dëshiron të përfundojë luftën fare, por thjesht po më pengon – dhe duhet të trajtohet ndryshe (…),” theksoi Trump.

Presidenti amerikan përmendi si shembull të ashtuquajturat sanksione dytësore, pra masa ndaj vendeve të treta, kompanive apo individëve që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë. Ai gjithashtu tregoi se dëshironte të shkëputte më tej Rusinë nga sistemi bankar ndërkombëtar.

Sakaq, Rusia vijon përparimet e tij në terren. Moska njoftoi se ka rifituar plotësisht kontrollin e rajonit të Kurskut, një pretendim i kontestuar menjëherë nga pala ukrainase. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë Valery Gerasimov e bëri deklaratën në raportin e tij drejtuar Presidentit Vladimir Putin, duke thënë se trupat ruse të premten “çliruan” vendbanimin e fundit nën kontrollin ukrainas në Kursk.

Në përgjigjen e tij ndaj raportit të ushtrisë të publikuar nga Kremlini, Putin tha se sulmet e Ukrainës në rajonin e Kurskut kanë dështuar plotësisht dhe humbjet e saj “me siguri do të reflektohen në të gjithë linjën e kontaktit luftarak“. Ai shtoi se disfata krijon kushte për veprime të mëtejshme të suksesshme ushtarake në fronte të tjera.

2 Komente

  1. H
    Hajri Mustafa

    Obobo Mustafah.. ca po behet. Njeri nga idhujt e tu ju kthye tjetrit. Keq puna ooooooooooo Mustafahhhh

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muci Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      Ua shkruajta ne koment qe zeusi ka nje humor me teper oshilacione por mos u shqeteso Hajri, fat per njerezimin qe kemi nje zeus kaq pacifik, e pe se si rrinin ne rradhe ne Vatikan per ti dhene doren apo se si e perzuni Makronin. Dita 1000 tu befte o biri i perendise

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje