
Gazetari i “The Guardian”, Dan Sabbagh ka prezantuar pesë skenarë të mundshëm për zhvillimin e luftës në Ukrainë në gjashtë muajt e ardhshëm.
Parashikimi i parë sipas tij është se konflikti do të zgjasë pothuajse edhe për një vit, por nuk do të jetë aq intensiv sa pranverën e kaluar. Për më tepër, nuk do të ketë negociata mes Moskës dhe Kievit në gjashtë muajt e ardhshëm.
Sipas skenarit të dytë, Ukraina nuk do të kryejë kundërsulm dhe do të fillojë të zbatojë taktikat e sulmeve partizane, si dhe të kryejë sulme me sisteme raketore me rreze të gjatë.
Në parashikimin e tretë, autori beson se Rusia do të vazhdojë ofensivën, por qëllimi i saj do të jetë të mbajë territoret e Ukrainës.
Ndërkohë varianti i katërt është se kriza e refugjatëve me ardhjen e dimrit do të ofrojë mundësi shtesë për ata që arrijnë të përgatiten më mirë për të.
Moska e sheh fillimin e dimrit si një mundësi për të bërë paqe me Kievin, por sipas kushteve të saj, thuhet në artikull.
Në parashikimin e pestë, Perëndimi do të duhet të vendosë nëse dëshiron që Ukraina të fitojë apo thjesht të qëndrojë, sepse pa ndihmën ushtarake perëndimore, Kievi do të pësonte disfatë.
Nëse Turqia ndërmjetson një takim Putin, Zelensky, atëher kemi të bëjmë me kapitullim të Ukrainës dhe siq e tha kisha orthodoxes ruse, që Rusia dhe Ukraina janë një popull.
ky lali qënka i fortë!!e ka lënë takati deri tek e pesta! po të kishte pasur dhe pak më tepër takat mudn të kishte rreshtuar dhe nja 345.4 skenarë të tjerë!! ose po të kishte pak më tepër tru,mudn të kishte thënë nja dy fjalë"lufta përfundon me një nga skenarët mundëshëm që mund të ndodhin!!"bile mund të kishte dhënë dhe kohën e saktë"do mbarojë një ditë"!!