Kanadaja do t'i kthejë Gjermanisë turbinat e mbetura të "Nord Stream"

25 Gusht 2022, 18:32Bota TEMA

Kanadaja do t'i kthejë Gjermanisë turbinat e mbetura të

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, deklaroi të mërkurën se Otawa synon të transferojë në Gjermani pesë turbinat e mbetura të gazsjellësit rus “Nord Stream”.

Këto të fundit, ishin në territorin kanadez për mirëmbajtje.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi kanadez “CBC”, duke cituar intervistën me Joly-n.

“Ky ishte vendimi që morëm. Kjo është pikërisht ajo që Gjermania na kërkoi të bëjmë”, tha kreu i departamentit të politikës së jashtme të Kanadasë.

Më parë, Otawa e shpjegoi këtë hap me nevojën për të siguruar furnizimin me gaz për Gjermaninë.

Kanadaja pretendon gjithashtu se Kremlin-i do të përdorte refuzimin e saj për të kthyer turbinën për të zhvendosur fajin për mungesën e energjisë në Evropë te sanksionet kundër Rusisë.

“Kanadaja nuk dëshiron t’i japë asnjë justifikim Putinit për të vazhduar përdorimin e eksporteve të tij të energjisë në Evropë si një armë”, beson Joly.

Në të njëjtën kohë, ambasadorja e Ukrainës në Kanada, Yulia Kovaliv, i bëri thirrje edhe një herë Kanadasë që të anulojë heqjen e sanksioneve.

Sipas saj, Rusia padyshim nuk do ta pranojë turbinën që Siemens i dorëzoi Gjermanisë dhe po përdor furnizimet me gaz për të terrorizuar Evropën.

1 Komente

  1. F
    Franci

    Turbinat ishin preteksi , dicka tjeter do gjeje Putini te coje Europen ne ngrirje ne dimrin e ardheshem dhe kjo eshte mese e sigurt ..... Europa do heqi picire ne dimrin e ardheshem ...eshte e vetmja menyre efikase , sipas ruseve qe europianet ti bejne presion Ukraines te gjej nje emerues te perbashket me Kremlinin ... eshte loja e piste qe kalon ne mendjen e ruseve dhe me kete godasin dy zogj , dobesojne Europen dhe shkeputin [rej sa Ukrainen dhe marin ate cka duan nga Ukraina ....sa te jete gjalle fuqia tjeter matane Atlantikut Rusia nuk ka per te realizuar enderat e saj .....te ishte per Europianet ....do ta kishin nxjere ne ankand sipas oreksit te Putinit me kohe Ukrainen.....fale amerikaneve ata vazhdoje luften per ekzistence ....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje