Akuzat për përfshirje të Nicolas Maduro-s në trafikun e drogës, të ngritura nga presidenti Donald Trump, janë parë me skepticizëm si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, përfshirë brenda Partisë Demokratike dhe një pjese të lëvizjes MAGA. Kritikët i kanë konsideruar ato si të ekzagjeruara ose si një justifikim për ndërhyrjen që çoi në arrestimin e presidentit të Venezuelës.
Megjithatë, sipas revistës amerikane Newsweek, çështja penale ndaj Maduro-s dhe bashkëshortes së tij, të arrestuar gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane Delta Force, është më e fortë nga sa është menduar deri tani. Sipas publikimit, autoritetet amerikane mund të kenë siguruar një “superdëshmitar” kyç për procesin gjyqësor.
Bëhet fjalë për Hugo Armando Carvajal Barrios, ish-drejtor i inteligjencës ushtarake të Venezuelës, i cili më pas u distancua nga Maduro dhe u arratis në Spanjë. Ai u arrestua nga autoritetet spanjolle dhe u ekstradua në SHBA, ku përballet me akuza për trafik ndërkombëtar droge.
Në qershor, Carvajal është deklaruar fajtor për vepra penale që parashikojnë dënim me burgim të përjetshëm, akuza të ngjashme me ato që rëndojnë aktualisht mbi Maduro-n. Prokuroria amerikane ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi, ndërsa shpallja e vendimit ndaj tij është shtyrë.
Sipas Newsweek, para se të jepet dënimi, gjykata në New York synon ta thërrasë Carvajal-in për të dëshmuar kundër ish-presidentit venezuelian, i cili pritet të paraqitet sot zyrtarisht para drejtësisë. Një praktikë e tillë është e zakonshme në proceset kundër karteleve të drogës dhe krimit të organizuar.
Në aktakuzat e bëra publike, emri i Carvajal-it përmendet si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë. Sipas ish-zëvendësprokurorit amerikan Elie Honig, shtyrja e dënimit pas një marrëveshjeje bashkëpunimi është “një sinjal i qartë” se i pandehuri po përgatitet të dëshmojë në një proces tjetër.
I njohur me nofkën “El Pollo”, Carvajal ka qenë një figurë kyçe e Kartelit “Los Soles”, grup i akuzuar për trafik droge në bashkëpunim me nivelet e larta të ushtrisë venezueliane. Ai ishte një bashkëpunëtor i afërt i Hugo Chávez-it dhe e ndihmoi në organizimin e grushtit të dështuar të shtetit në vitin 1992.
Pas ardhjes së Chávez-it në pushtet në vitin 1998, Carvajal u bë një nga njerëzit më të besuar të tij dhe ruajti ndikimin edhe gjatë presidencës së Maduro-s. Në vitin 2019, për shkak të krizës së thellë ekonomike, ai u rreshtua me opozitën, u shkarkua dhe u largua drejt Spanjës.
Sipas burimeve amerikane, nuk përjashtohet mundësia që Carvajal t’u ketë dhënë autoriteteve amerikane informacione të rëndësishme mbi lëvizjet dhe zakonet e Maduro-s, duke ndihmuar CIA-n dhe forcat speciale Delta Force në lokalizimin dhe arrestimin e tij gjatë operacionit të zhvilluar të shtunën mbrëma.
KY eshte nje plan I miremenduar I Cia. Duke rekrutuar nje ish ushtarakeve te implikuar Ne trafik droge, SIC thuhet edhe ne artikull, si dhe Duke e perdorur si deshmitare ne akuzat ndaj Maduro. Kjo perforcohet edhe nga presioni qe I behet ketij sharlatani TE shitur me vendimin per denimit e tij. "... Na jep, te te japim..." AQ me teper qe te gjitha veprimet per rrembimit Jane te rakorduara perfshi agresion in ushtarakeve me sulme rrufe te reparteve te specializuar a posacerisht per keto veprimet, shoqeruar me rrembimit e tyre. Mund ta vrisni? Po, por iu DUHEJ I gjalle, sepse ndryshe nuk mund te justifikohet krimi terrorist shteteror I kryer. Kush mban pergjegjesi? Urdheruesi I ketij krimi, bashkepuntoret e tij, ushtaraket e l'arte qe u morren me planizimin. Ata e dine mire se kur shkeljet ligji, rregull at nderkombetare qe mbikqyrje dhe Jane percaktuar nga organizma me te larta nderkombetare, si OKB dhe Keshilli I Sigurimit. Nese keto nuk do ishin te qellimeshme, te mire organizuar Duke bashkepunuar edhe me deshmitare te rreme te implikuar Ne veprimtari kriminale, mund te dergoheshin fare thjeshte ne OKB dhe Keshilli e Sigurimit, ne nje organize te gjukata e nderkombetare dhe ceshtja ishte zgjidhur dhe trajtuar ligjerisht.
Je avukat.
Dorëzimi është i negociuar paraprakisht. Helikopterët vajtën për show.
Deshmitari do te genjej ne deshmi ai nukka qene pjese ne qeveri ka qene i arratisur cdo gje e ka me te degjuar, Maduro brenda me burgim te perjetshem ne nje vend me El Chapon, ndersa deshmotari i lire dhe rikthim ne Spanje me idenditet tjeter.
Me pak fjale si ne kohe te Enverit! Me shpetu bythen e vet ja fut presidentit! Nejse eshte shume e qarte nderhyrja! Kenaqu me naften o USA o SATANI I ksaj bote
Kur putheshim me Hrushovin e Stalinin, edhe me Titon me pare, nuk ishim servile. U puthem me C'u en Lain, me Mao Ce Dunin... cfare ishim ?
spiuni nuk eshte dekonsiruar ...ai eshte akoma ne VVenezuel...ky karabushi ka kohe qe gjendet ne USA...dhe perdoret nga Amerikanet....si nje Manoer zhgenjimi"???Per te ruajtur IMunitetin e Spiunit qe eshte akoma ne Qeerine e Venezueles...