Ata janë një grup etnik i Lindjes së Mesme me një popullsi të vlerësuar mes 25 dhe 45 milionë njerëz, të shpërndarë kryesisht në një zonë malore që përfshin pjesë të Turqisë, Iranit, Irakut dhe Sirisë.
Pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane në fund të Luftës së Parë Botërore, fuqitë perëndimore diskutuan krijimin e një shteti kurd.
Megjithatë kjo nuk u realizua dhe territori ku jetonin kurdët u nda mes disa shteteve të reja, duke i lënë ata të shpërndarë dhe shpesh në konflikt me autoritetet qendrore.
Sot, shumica e kurdëve janë myslimanë sunitë, por komuniteti është shumë i larmishëm në aspektin kulturor, politik dhe gjuhësor. Në të gjithë rajonin, kërkesa e përbashkët e shumë kurdëve ka qenë më shumë autonomi, të drejta dhe në disa raste pavarësi.
Kurdët përbëjnë rreth 8% deri në 17% të popullsisë së Iranit, sipas vlerësimeve ndërkombëtare. Rajonet kurde në perëndim të vendit kanë një histori të gjatë të kërkesave për autonomi dhe më shumë të drejta politike e kulturore.
Në vitin 1946 u krijua një shtet kurd dritëshkurtër, Republika e Mahabadit, që zgjati më pak se një vit përpara se të shpërbëhej nga forcat iraniane të Shahut.
Që nga ajo kohë, disa grupe kurde të armatosura kanë vepruar nga zona kufitare mes Irakut dhe Iranit, duke kundërshtuar Qeverinë iraniane.
Sipas organizatave për të drejtat e njeriut si Amnesty International, komuniteti kurd në Iran përballet shpesh me kufizime në përdorimin e gjuhës kurde në arsim, ndalim të disa emrave kurdë në regjistrat zyrtarë dhe arrestime të aktivistëve politikë.
Në Iraku, kurdët përbëjnë rreth 15–20% të popullsisë dhe jetojnë kryesisht në rajonin autonom të Kurdistanit, i drejtuar nga Qeveria rajonale e Kurdistanit, me kryeqytet Erbilin.
Në vitin 2017, rajoni organizoi një referendum për pavarësi, ku shumica dërrmuese votoi pro ndarjes nga Iraku, por qeveria në Bagdad e shpalli votimin të paligjshëm dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-të, nuk e mbështeti.
Në Siri, kurdët përbëjnë rreth 10% të popullsisë. Forcat kurde të përfshira në Forcën Demokratike të Sirisë kanë qenë aleate të rëndësishme të SHBA-ve në luftën kundër ISIS.
Megjithatë, situata e tyre politike mbetet e paqartë pas ndryshimeve të fundit në pushtet në Siri dhe ndërhyrjeve të aktorëve rajonalë.
Në Turqi jeton komuniteti më i madh kurd, rreth 20% e popullsisë së vendit.
Qeveria turke ka zhvilluar për dekada një konflikt të armatosur me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), një organizatë militante që kërkon krijimin e një shteti kurd. Konflikti, që nisi në vitin 1984, ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka qenë ndër kundërshtarët më të fortë të nacionalizmit kurd në rajon.
Pse po flitet për kurdët në kontekstin e luftës me Iranin
Sipas raportimeve të mediave amerikane, CIA ka qenë në kontakt me grupe kurde iraniane dhe po shqyrton mbështetjen e tyre për të nxitur një kryengritje kundër regjimit në Iran.
Një plan i tillë do të kërkonte bashkëpunimin e autoriteteve të rajonit kurd në Iraku për të lejuar kalimin e armëve dhe operacioneve nga territori i tyre.
Analistët paralajmërojnë se një zhvillim i tillë mund të rrisë tensionet rajonale dhe të shqetësojë veçanërisht Turqia, e cila e sheh forcimin e lëvizjeve kurde si një rrezik për sigurinë e saj.
Amerika i nxit Kurdet qe te bejne punet e pista ne Iran te vrasin njeri tjetrin dhe ne fund dote mbeten argatet e Izraelit ky eshte qellimi Amerikano Izraelit mbasandej e ka radhen Turqia dhe kris kjameti.
(... shkruar ketu, 2 vjet me pare...). Kurdet jane popull indoevropian, pasardhes te Mideve te lashte, te afert me perset. Nuk kane lidhje as me arabet, as me turqit mongoloide. Kurdet jane popullsia indoevropiane, qe lidh vazhdimesine me popullsite indoevropiane si Bithinet dhe Friget qe jetojne ne Azine e Vogel, Turqine e sotme. Bithinet ne veri dhe Friget ne jug, jane popuj thrakas dhe te njejte me thraket e Evropes dmth te Ballkanit. Thraket ne vazhdim jane te afert me makedones, dardanet, epirotet, iliret e me rradhe te gjithe popujt e tjere te Evropes ... Keshtu ka ekzistuar zinxhiri lidhes i popullsive indoevropiane, mes popujve te perafert me njeri-tjetrin, nga India e deri ne Evropen e sotme. Prandaj keta popuj quhen indo-evropiane, kane te njejten prejardhje. Ky zinxhir indo-evropian u shkeput nga kolonizimet dhe pushtimet arabe nga jugu dhe kolonizimet dhe pushtimet turke nga veriu. Ne Turqine e sotme vetem rreth 15% e popullsise jane turq origjinale (te races mongoloide). Pjesa tjeter e popullsise se Tuqise se sotme jane popuj vendas te kolonizuar-turqizuar, ku nje pjese te mire e zene Bithinet dhe Friget e turqizuar. Bithinet dhe Friget e lashte, qe jane popuj thrakas (si ne Thraken e sotme te Ballkanit, te ndare midis Bullgarise, Turqise dhe Greqise), te cilet u romanizuan gjate Perandorise Romake, pastaj u kristiano-romanizuan gjate Perandorise Romake te Lindjes dhe pastaj u turqizuan gjate Perandorise Otomane dhe kane humbur si etnicitet. Nderkohe Kurdet e ruajten identiteti etnik dhe gjuhesor, pavaresisht se u islamizuan nga arabet dhe turqit. Per shembull Yazidi jane nje grup etnik kurd, kryesisht banojne ne zonen kurde te Irakut (ne zonat Nineveh dhe Duhok), rreth 1 milion banore, qe kane fene e tyre Yazidizm, nje fe monoteiste e rrjedhur nga zoroastrizmi, feja e lashte e Perseve! Turqia rrezikon shperberjen, si shtet artificial qe eshte. Krijimi i zones autonome Kurde ne Siri eshte tashme realitet i padiskutueshem, ajo funksionon tashme si shtet i pavarur. Por kjo zone autonome Kurde, vjen e dyta pas zones autonome Kurde ne Irak, e cila ka gati 10 vjet qe funksionon de-facto si shtet i pavarur. Shkaterrimi i Iranit brenda 12 ditesh nga Izraeli si dhe mundesia e padiskutueshme qe do kete se shpejti nje sulm tjeter, deri ne rrezimin perfundimtar te Islamisteve ne Iran, krijon "rrezikun" e krijimit te zones se trete autonome Kurde, tashme ne Iran (ka rreth 10 milion Kurde ne Iran). Krijimi i ketyre 3 zonave autonome Kurde, me synimin bashkimin e tyre ne nje zone te vetme, sjell rrezikun e madh per Turqine, pasi zona e 4-t Kurde ndodhet ne Turqine Lindore. Krijimi i nje Kurdistani te bashkuar e te pavarur eshte thjesht ceshtje kohe, prandaj Turqia rrezikon seriozisht shperberjen. Pra ajo qe ka hyre ne rrugen e zgjidhjes, eshte ceshtja Kurde! Shteti fallco i Sirise po e po, por edhe Erdokari dhe shteti fallco i Turqise se shpejti do jete i detyruar te njohin te drejtat kombetare te kurdeve dhe dalengadale autonomine e tyre territoriale. Kjo eshte e vetmja menyre qe Turqia te mund te vazhdoje te ekzistoje si shtet! Pse? Sepse tashme dy zonat Kurde ne Irak (10 milion) dhe ne Siri (3 milion), jane plotesisht autonome, funksionojne praktikisht si shtete te pavarura dhe kane ndihmen amerikane dhe Izraelite. Nderkohe ne rajon, Siria nuk ekziston me si shtet funksional, Iraku po ashtu, Libani dhe Jordania jane shtete te vdekura. Iranit po i afrohet clirimi nga Islamistet dhe futja ne familjen e vendeve te civilizuara. Turqia eshte e vetme dhe e rrethuar nga armiq. Zona a trete Kurde mund te krijohet ne Iran (10 milion), pas renies se Islamisteve nga pushteti. Krijimi i zones se katert autonome Kurde ne Turqi (15 milion) eshte e vetmja zgjidhje graduale dhe paqesore. Ne kohen e duhur te 4 zonat autonome do bashkohen pa lufte, me marreveshje nderkombetare dhe do krijohet Kurdistani i pavarur. Kjo eshte e pashmangshme, eshte ceshtje kohe. Nese Turqia do i kundervihet kesaj zgjidhje politike paqesore dhe afatgjate, kjo do te thote se ekzistenca e Turqise vihet ne rrezik te plote. Ne rast mospranimi te Turqise, zonat tashme autonome Kurde (me ndihmen e Amerikes dhe Izraelit) do fillojne luften kunder Turqise, qe do te thote se pasoje e kesaj do jete jo vetem clirim i zonave Kurde ne Turqi, por edhe shkaterrin i plote i kesaj Turqie qe ekziston sot. Kjo eshte e vetmja zgjidhje qe Turqia te vazhdoje te ekzistoje, pra vetem nese njeh autonomine e zonave Kurde ne Turqi. Nese kerkon lufte me Kurdet, Turqia do zhduket nga harta... Njohja e komunitetit Kurd ne Turqi dhe e te drejtave te tyre kombetare, eshte hapi i pare drejt autonomizimit te zones kurde ne Turqine e sotme. Hapi i dyte do jete federalizimi i Turqise, qe do sjelle autonomine e plote te zones kurde ne Turqi. Hapi i fundit do jete bashkimi i 4 zonave autonome kurde (ne Turqi, Siri, Irak, Iran). Ne Irak dhe Siri tashme zonat kurde jane plotesisht autonome, qe funksionojne si shtete normale te pavarura. Ne Turqi sapo ka filluar autonomizimi, ndersa ne Iran pritet nga dita ne dite te bjere pushteti islamik i ajatullaheve dhe te realizohet autonomizimi i Kurdeve atje!
Me vjen keq, por do ti perdorin sic i kane perdorur gjate gjithe ketyre 60 viteve per interesat e tyre ne ate rajon , dhe kur te mos ju duhen me , do ti lene ne balte ashtu sic i kane lene gjithmone. Sic perdoren kurdet e Irakut, sic perdoren kurdet e sirise , sic perdoren ne vitet 80a kurdet e turqise. Ne asnje moment USA ose Izraeli nuk kane kerkuar nje shtet Kurd, ne asnje institucion internacional. I mbajne me premtime dhe i armatosin per ti perdorur si qen lufte dhe ne fund i lene me gisht ne goje.
Kush je ti mor funderrine qe "po i qan hallin kurdeve"!?
une jam nje anti zionist . PO ti kush je , nje putane e zionisteve ?