Kushëriri i Nasrallah do të marrë drejtimin e Hezbollahut, kush është Hashem Safieddine

29 Shtator 2024, 19:00Bota TEMA

Kushëriri i Nasrallah do të marrë drejtimin e Hezbollahut, kush

Pas vdekjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tashmë kanë filluar spekulimet se kush do ta zëvendësojë atë.

Nasrallah, 64 vjeç, ka qenë në krye të grupit militant libanez për 32 vjet. Kushëriri i tij Hashem Safieddine është ndër kandidatët kryesorë për të marrë vendin e tij.

Kush është Hashem Safieddine?

Vëllai i Safieddine është përfaqësuesi i Hezbollahut në Iran, ndërsa djali i tij është i martuar me vajzën e Qassem Soleimani, gjenerali iranian i vrarë në një sulm me dron amerikan gjatë presidencës së Donald Trump në 2020. Ashtu si kushëriri i tij, Safieddine iu bashkua Hezbollahut menjëherë pasi u krijua në fillim të viteve 1980.

Lidhjet familjare të Safieddine dhe ngjashmëria e tij e ngushtë me kushëririn e tij të ndjerë ka të ngjarë ta ndihmojnë 64-vjeçarin, për të marrë drejtimin e Hezbollahut. Ai tashmë është kreu i këshillit të Xhihadit të Hezbollahut dhe ndër anëtarët kryesorë të këshillit të tij Shura.

SHBA dhe Arabia Saudite e cilësuan Safieddinin si terrorist në vitin 2017.

2 Komente

  1. a
    a

    po te jete e sakte javes tjeter beni gati tjetrin.vetem mos genjeni izraelin se raketa eshte shume e kushtueshme

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teqeja e Bektashit

      Gabim. Baba Mondi do ishte zgjedhje me e mire. Do bente krenar dhe myslimanet e Albanistanit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje