VIDEO/ Avionët izraelitë bombardojnë Jemenin; objektiv asgjësimi i Huthi

29 Shtator 2024, 17:30Bota TEMA

VIDEO/ Avionët izraelitë bombardojnë Jemenin; objektiv

Dhjetra avionë luftarakë të Forcave Ajrore izraelite (IAF), kanë sulmuar zonat Ras Issa dhe Hodeidah në Jemen 1800 kilometra larg Izraelit. Vetë IAF e bën të ditur këtë në X.

Sulmet synonin vendet e përdorura nga rebelët Huthi për qëllime ushtarake në Hodeidah dhe portin Ras Isa aty pranë në Jemenin perëndimor, bën të ditur italianja La Republica.

Ndërkaq, Gazeta kryesore izraelite në gjuhën angleze, bën të ditur se IDF sulmoi termocentralet dhe një port, të cilat përdoren për të importuar naftë. Nëpërmjet infrastrukturës dhe porteve të synuara, regjimi Houthi transferon armë iraniane në rajon dhe furnizon për qëllime ushtarake, përfshirë naftën”, tha ushtria.

IDF shton se sulmet u kryen në përgjigje të sulmeve të fundit me raketa balistike të Houthi-ve ndaj Izraelit, duke përfshirë tre këtë muaj.

Ndërkaq, Gazeta Saudite Al-Arabiya raporton se sulmi ajror i izraelit në portin e Hodeidah në Jemen pak më parë kishte në shënjestër një termocentral.

Sulmet vijnë si përgjigje ndaj sulmeve të fundit me raketa Houthi ndaj Izraelit, shton raporti.

Houthi-t e mbështetur nga Irani lëshuan tre raketa balistike në Izrael këtë muaj.

 

4 Komente

  1. P
    PRIVATE SESSION

    Gaza, Jemeni dhe Libani, janë vënde me varfëri ekstreme, dhe goditja tyre është si të hedhësh në humnerë një të sëmurë me kancer në stad 4.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexhenda

      Po pse nuk duan te sherohen por shkojne te mjeku popullor Irani…?

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cudia

        Fiks fare! Jane te varfer or bodrumet I mbushin me raketa.

        Përgjigjjuni
    2. M
      Mossad

      Bravo Izrael. Shkaterrojini ato kurvat se na e kane cuar kontenierin nga Azia tre fish.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje