Lavrov: Armëpushim do të thotë fillim i negociatave të drejtpërdrejta, Zelensky: Paqe pa i dhënë territore Putinit

29 Prill 2025, 22:25Bota TEMA
Lavrov: Armëpushim do të thotë fillim i negociatave të

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, e përshkroi propozimin e Vladimir Putinit për një armëpushim tre-ditor nga data 8 deri më 10 maj si "fillimin e negociatave të drejtpërdrejta" me Kievin "pa parakushte", ndërsa e quajti propozimin e Ukrainës për një armëpushim prej të paktën 30 ditësh "një parakusht". Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria Novosti.

Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon të këmbëngulë që Rusia duhet të marrë kontrollin e katër rajoneve të Ukrainës që nuk i ka pushtuar plotësisht, si pjesë e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës.

Duke cituar burime “Bloomberg” raporton se Steve Ëitkoff, i dërguari i Donald Trump, u përpoq ta bindte Putinin të ndalonte luftimet përgjatë vijave aktuale të frontit gjatë takimit të tyre të fundit. Megjithatë, udhëheqësi i Kremlinit mbeti i vendosur në qëndrimin e tij.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që të mos i “jepet” asnjë territor homologut të tij rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës, ndërsa Uashingtoni thuhet se po shqyrton njohjen e rajoneve të pushtuara nga Moska.

“Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë në mënyrë të drejtë, pa dhurata për Putinin, veçanërisht tokë”, tha Zelensky në një videokonferencë gjatë një samiti të organizuar nga Polonia.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, përsëriti se SHBA-të do t'i japin fund ndërmjetësimit në konflikt nëse nuk vijnë "propozime konkrete" nga Rusia dhe Ukraina.

Vendet që u bashkuan së fundmi me NATO-n, Suedia dhe Finlanda, janë bërë automatikisht "shënjestra" të forcave ruse në hakmarrje të mundshme. Kështu deklaroi më herët ish-Presidenti rus dhe zëvendëssekretari aktual i Këshillit të Sigurisë, Dmitry Medvedev. Këto vende "janë tani në një bllok armiqësor ndaj nesh", theksoi Medvedev.

“Kjo do të thotë se ata janë bërë automatikisht një objektiv për ushtrinë tonë, me sulme të mundshme hakmarrëse dhe madje edhe një komponent bërthamor”, tha ish-presidenti. 

5 Komente

  1. l
    lexuesi

    Rusia mezi po lufton me Ukrainen dhe jo te ballafaqohet me Suedine apo Finlanden , keto retorika e pare nga realiteti duken feminore, le t'a provoje njehere dhe do te shohi se sa bythe ka , duke na care by..en me rrezikun atomik , e dine qe Europa eshte kurve dhe ka frike e nuk di te luftoje prandaj lozin karten e te fortit...!!! Nuk dua lufte e humbje jete njerezish ne shekullin e 21 por po deshi Rusia t"a provoje me Suedine dhe Finlanden dhe t'a shikoje bythen e mizes.......

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      Ka nje shprehje te urte qe thote "dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete", bej ato qe te thote zeusi, nuk ke ti luksin te vesh parakushte sepse zeusi ta tha shume bukur mbreme qe ai po e mbron Ukrainen qe te mos shperbehet, mos u be dhi e zgjebosur kundrejt nje kundershtari qe eshte superfuqi por pranoi ato kompromise nqs se desheron te mbijetosh dhe te shpetosh Ukrainen, Poseidoni mbreme i tha qe ushtria e Ukraines eshte shume afer shperberjes totale te saj dhe Poseidoni i ka informacionet nga sherbimet e tij te inteligjences dhe shtoi qe une dua ta shpetoj Ukrainen dhe shpetimi nuk arrihet vetem me iderguar municione per ka edhe rruge dhe forma te tjera, sa gjenial qe eshte, degjojeni Poseidonin,

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Medvedev, paturpsisht ka marrë përsipër të nxjerrë nga goja ato për të cilat vetë Putin do t'i vinte turp t'i thoshte publikisht. I ngeli në gojë kërcënimi atomik si opsion i mundshëm duke pranuar me këtë deklarim të stërpërsëritur në një formë të tërthortë paaftësinë ruse për përballje konvencionale.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjethja e fikut

          Dekleratat te Medvedet jane deklerata politike, ti Loni prej betoni me gjithe ate lexuesin me syze djelli mos ushqetesoni nuk hidhet bomba nukleare aq kollaj, ruset nuk jane si gangot e perendimit dhe per kete ka fakte nga luf. e dyte bile dhe rrafshimi i qytetevet gjermane i beri aviacioni angloamerikan. Rusia ka oroshnikun dhe s'ka nevoje per atomiket, por pse ja kujton te mos e kruajn me gjethe fiku nuk bene keq, se kane qen goxha mire neutral nordiket!

          Përgjigjjuni
        2. v
          vlad mir

          Te vetmit qe kane perdorur bomben nukleare jane miqte tane ameriqanet ne Hiroshima e Nagasaki ....kur lufta kishte mbaruar pothuajse !!! Ruset nuk kane nevoje ta perdorin ...por ...por po ju mbush mendja ndonje Nato -isti te hyje ne aventure duke shkelur token ruse atehere nuk eshte çudi qe ta marrin seriozisht kete paralajmerim te Medvedevit !!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje