Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin për naftën

31 Mars 2026, 15:37Bota TEMA
Lavrov: Planet për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë ishin

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi të martën se planet e Shteteve të Bashkuara për ndryshim regjimi në Iran dhe Venezuelë janë të motivuara nga synimi për të rritur kontrollin mbi burimet strategjike të naftës dhe gazit, përcjell A2CNN.

Sipas tij, këto përpjekje nuk lidhen vetëm me çështje politike apo të sigurisë, por kanë në thelb interesa ekonomike dhe energjetike. Lavrov akuzoi gjithashtu SHBA-në dhe Izraelin se nuk janë të interesuar për një normalizim të marrëdhënieve midis Iranit dhe vendeve fqinje në rajon.

Ai paralajmëroi se zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme mbartin rrezikun e një përshkallëzimi më të gjerë.

Deklaratat e kryediplomatit rus vijnë në një kohë tensionesh të larta në rajon, ndërsa përplasjet dhe operacionet ushtarake kanë shtuar shqetësimet ndërkombëtare për një konflikt më të gjerë me pasoja globale, veçanërisht në tregjet e energjisë dhe stabilitetin gjeopolitik.

3 Komente

  1. I
    Igor

    Jeni zgjuar me vonese nga gjumi kete plan e dinin te gjith analfabetet e botes por temes i vendosen nji tjeter titull ,dhe e dyta qe duhet te ndodhi eshte zgjerimi i teritorit Izraelit qe ju nuk doni ta permendni ku sulmi i Iranit eshte edhe eliminimi i forces Iraniane ne lindjen e mesme dhe pas kesaj e ka radhen Turqia ku gjakderdhja dote jete ma katastrofike se ne Iran programi eshte qe Izraeli dota njohi Kurdistanin si shtet per ti fut ne lufte Kurdet dhe Turqit per ta aneksuar Syrine ku Turqia dote dobesohet dhe mos kete mundesine ti ndihmoj Syris dhe krijohet Izraeli i madh pre Nilit deri ne Eufrat pse nuk i tregoni keto gjera ju si nji Dipllomat i pjekur .

    Përgjigjjuni
    1. F
      Free Kurdistan

      Po ti mendjendritur Igor sumxhiu, ca halli ke? Apo te digjet bytha per Truqine, Serbine dhe Rusine?

      Përgjigjjuni
    2. h
      heu bre

      Po planet e Rusise ne Ukraine cilat ishin, Lavrov Ndyresira!?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje