Lazzarini: Dimri po përkeqëson situatën në Gazë  

23 Janar 2026, 07:00Bota TEMA
Lazzarini: Dimri po përkeqëson situatën në Gazë  

Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, tha të enjten se dimri po përkeqëson vuajtjet e banorëve të Rripit të Gazës, shumica dërrmuese e të cilëve janë zhvendosur me dhunë dhe ende jetojnë në çadra e ndërtesa gjysmë të rrënuara.

Në një postim në platformën “X”, Komisioneri i Përgjithshëm tha se rënia e fortë e temperaturave, erërat e forta, shirat e dendura dhe përmbytjet po e rëndojnë edhe më shumë vuajtjen e njerëzve të Rripit.

Dy vjet pas luftës, mijëra njerëz ende mungojnë dhe besohet se kanë vdekur nën rrënoja”, tha Lazzarini.

Lazzarini konfirmoi se 92% e shtëpive janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht, ndërsa sasi të mëdha municionesh të pashpërthyera ende duhet të hiqen.

Ai theksoi nevojën që përpjekjet ndërkombëtare të përqendrohen plotësisht në rikthimin e një jete dinjitoze për njerëzit e Gazës, duke respektuar të drejtat e tyre dhe duke vendosur interesat e atyre në nevojë në qendër të reagimit.

2 Komente

  1. D
    Donald Trump

    Shqiptaro - cifutet po ferkojne duart nga kenaqesia.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Free Gaza from Arab colonizers

      Vdekje Hamasit, qe te shpetoje Gaza!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje