FOTOT: Jared Kushner prezanton planin ambicioz për rindërtimin e Gazës, kostoja mbi 25 miliardë dollarë

22 Janar 2026, 17:24Bota TEMA
FOTOT: Jared Kushner prezanton planin ambicioz për rindërtimin e

Një plan ambicioz për rindërtimin e Rripit të Gazës, të cilin vetë Donald Trump e ka përshkruar si një “copë toke shumë të bukur” u prezantua nga Jared Kushner gjatë një aktiviteti të “Këshillit të Paqes” në Davos.

Projekti parashikon nisjen e rindërtimit nga pjesa jugore e territorit dhe kërkon investime që vlerësohen në të paktën 25 miliardë dollarë.

Duke paraqitur vizionin e tij zhvillimor, Kushner theksoi se plani bazohet në sigurinë, çmilitarizimin e zonës përmes çarmatimit të Hamasit dhe në parimet e tregut të lirë.

Sipas tij, projekti shtrihet në katër faza dhe nis nga Rafahu, vazhdon në Khan Younis dhe përfundon në Qytetin e Gazës.

Sipas Kushner, planet zhvillimore të Këshillit të Paqes për Gazën përfshijnë:

Bashkëpunim me Hamasin për çmilitarizimin e zonës

Zvogëlimin e varësisë së Gazës nga ndihma e huaj

Ndarjen e territorit në zona “rezidenciale” dhe “turistike bregdetare”

Ndërtimin e 100 mijë banesave në Rafah, si edhe në të ashtuquajturën “Gaza e Re”

Gjatë fjalës së tij, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump prezantoi slajde që paraqisnin rindërtimin gradual të Rripit të Gazës, duke nisur nga jugu.

Sipas Kushner, qyteti i Rafahut, i cili pësoi dëme të mëdha gjatë operacionit ushtarak izraelit kundër Hamasit, mund të rindërtohet brenda dy deri në tre vjet.

Kostoja totale e planit për të gjithë Gazën, sipas të dhënave të paraqitura, arrin në të paktën 25 miliardë dollarë, pa u sqaruar ende se kush do të marrë përsipër financimin e këtij projekti.

2 Komente

  1. P
    Ptuh

    Yyyt skuth i peshtire. Mafioza

    Përgjigjjuni
    1. M
      Make Gaza Jewish again

      Resorti Turistik i Gazes do jete fantastik. Shpresoj te bej pushimet aty pas 2 vitesh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje