Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen e ka konsideruar si “politik” vendimin e gjykatës franceze për ta ndaluar që të kandidojë për poste publike për pesë vjet.
Duke folur drejtpërdrejt në TF1, Le Pen e ka përshkruar vendimin ndaj saj si “të krijuar qëllimisht për të më penguar të kandidoj për presidencën në 2027-ën”.
E pyetur për largimin e saj nga dëgjesa, Marine Le Pen tha se ajo “e kuptoi në mënyrë të përsosur atë që presidenti po shpjegonte” përpara se të dilte nga dhoma.
“Magjistrati supozoi shumë qartë se do të zbatonte ekzekutimin e përkohshëm të mospërshtatshmërisë për të më penguar të kandidoj në zgjedhjet presidenciale. Nuk kisha nevojë për më shumë, e kuptova”, shtoi Le Pen.
Ajo foli në vijim për një “ditë të errët për demokracinë”, duke vënë në dukje se sondazhet thonë se ajo është aktualisht kryesuesja në garën e ardhshme presidenciale.
Një gjykatë franceze e ka ndaluar Marine Le Pen të kandidojë për poste publike për pesë vjet, duke e përjashtuar atë nga zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027.
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë u shpall fajtore për përvetësim të fondeve evropiane për të financuar partinë e saj Fronti Kombëtar (RN) dhe iu dha një dënim me katër vjet burg, duke përfshirë dy vjet me një etiketë elektronike dhe dy të tjerët të pezulluar.
Avokati i Le Pen e quajti vendimin një “goditje për demokracinë” dhe tha se klienti i tij do të apelonte.
Moj buçe fashiste,nuk e do Europën por vjedh paratë e saj.Dhe e quan "luftë politike" ? Është luftë kundër hajdutëve.
Po nuk ka vjedhur o shoku. Ka punesuar si asistent parlamentar nje zyrtar te partise. Nuk ka perfituar fonde per veten e saj nga BE-ja dhe as ka bere korrupsion. Po skandalozja ne denimin e saj nuk eshte kjo por fakti qe edhe pse do apeloje pjesa e denimit qe nuk e le te kandidoje mbetet ne fuqi deri ne vendimin e Apelit. Nderkohe ne momentin qe ke nje proces ne apel presupozohesh i pafajshem deri ne daljen e vendimit. Ketu qendron skandali juridik qe tregon hapur qe eshte denim politik. Sondazhi i fundit e nxorri me 37% e ndjekur me 20% nga kandidati i Macronit. 37% ne turin e pare ne France eshte shume fare, pra automatikish eshte facoritja absolute. Kjo eshte arsyeja e vertete.