Liderët e Europës në Kiev: Të gjithë mbështesin kandidaturën e Ukrainës për tu anëtarësuar në BE

16 Qershor 2022, 17:00Bota TEMA

Liderët e Europës në Kiev: Të gjithë mbështesin

Katër krerët e BE-së nga Franca, Gjermania, Italia dhe Rumania kanë premtuar mbështetjen e tyre për përpjekjen e Ukrainës për t'u bashkuar me bllokun.

Emmanuel Macron tha se do të bëhet çdo përpjekje për një anëtarësim sa më të shpejtë të Ukrainës me bllokun europian. Ai gjithashtu premtoi se do të rrisë dërgesat e armëve në vend.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha pas takimit se ai diskutoi dërgesat e armëve gjatë takimit të tyre, si dhe vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë.

Lini një Përgjigje