Loja e rrezikshme e Emanuel Macron me Ukrainën, ish-drejtuesi i shërbimeve sekrete në Britani jep alarmin

14 Qershor 2022, 14:20Bota JOHN SAWERS

Loja e rrezikshme e Emanuel Macron me Ukrainën, ish-drejtuesi i

Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë: të ruajë sovranitetin e këtij vendi dhe ta pengojë Rusinë nga ndërmarrja e çdo lloj sulmi të ngjashëm ndaj vendeve europiane në të ardhmen. Megjithatë, luftimet në rajonin e Donbasit janë tejet të përgjakshme, ndaj është tunduese mbështetja e çdo lloj lëvizjeje që do t’i jepte fund konfliktit.

Prandaj nuk është e habitshme që ka pasur thirrje për një nismë të hershme për arritjen e paqes, teksa presidenti francez Emanuel Makron ka deklaruar se është e rëndësishme që Rusia “të mos poshtërohet” për shkak të pushtimin të saj, një qëndrim që shkaktoi reagimin e ashpër të shefit të kabinetit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

Problemi është se arritja e një armëpushimi në këtë moment, do të anulonte përfitimet ushtarake të Rusisë në terren. S’ka asnjë arsye të mendohet se Vladimir Putin do të pranonte të tërhiqej. Përkundrazi, pushtuesit po merren me “rusifikimin” e zonave të pushtuara, duke imponuar rusishten si gjuhë në shkolla, duke vënën nën kontroll median lokale, dhe duke vënë në krye të administratës vendore bashkëpunëtorët e tyre.

Putin e ka luajtur edhe më parë këtë lojë.

Në vitin 2008, diplomacia e atëhershme e presidentit francez Nikolas Sarkozi prodhoi një armëpushim në Gjeorgji, por kjo u arrit me lejimin që forcat ruse të mbanin të pushtuara 2 rajone të këtij vendi. Gjeorgjia nuk e ka rifituar kurrë sovranitetin e plotë mbi to.

E njëjta gjë ndodhi në vitin 2014 në Ukrainë. Kur qeveria pro-ruse në Kiev u rrëzua si pasojë e protestave popullore, forcat ruse pushtuan Krimenë dhe pjesë të Donbasit. Pasardhësi i Sarkozit, Fransua Holond, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, arritën një marrëveshje me Putinin, e cila krijoi një proces politik miqësor ndaj Rusisë në Donbas dhe la të paprekur kontrollin e saj mbi Krimenë e aneksuar.

Kjo iu imponua një presidenti ukrainas që hezitonte, dhe i lejoi Rusisë të mbante përfitimet e saj ushtarake. Sot, udhëheqësit e Ukrainës duan të luftojnë, dhe ata sigurisht nuk duan një armëpushim tani, në momentin kur Moska ka arritur suksesin ushtarak më të madh.

Nuk është e qartë se çfarë do të thotë në praktikë Makron, kur thotë se nuk duhet ta poshtërojmë Putinin.

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henri Kisinger, deklaroi kohët e fundit se duhet të përgatitet në muajt e ardhshëm një proces për arritjen e paqes. Udhëheqësit e Ukrainës shqetësohen se komente të tilla janë një prelud i një raundi tjetër diplomacie që do të synojë arritjen e një armëpushimi të parakohshëm që do të “shpëtonte fytyrën” e Putinit, me koston e sabotimit të luftës së ukrainasve.

Çfarë mund të thuhet për pozitën aktuale të Putinit? Që në javën e parë të luftës, ishte më se e qartë se ai kishte bërë një gabim monumental me nisjen e pushtimit të Ukrainës. Shefat e organeve të sigurimit, iu përulën vullnetit të liderit, dhe shumë prej tyre do të ndajnë dëshirën e Putinit për ta nënshtruar Ukrainën.

Por nga ana tjetër ata po e shohin se me këtë luftë, Putini ka dëmtuar interesat afatgjata të Rusisë. Për sa kohë që ai të jetë në pushtet, ekonomia ruse do të jetë subjekt i sanksioneve. Europa do t’i japë gradualisht fund varësisë së saj nga energjia ruse, dhe pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme e njerëzve përreth Putinit nuk mund të shijohet më.

Për pasojë, pozicioni i Putinit do të jetë më i dobët. Nisja e një lufte të dështuar, nuk e forcon fuqinë e një sundimtari. Në një moment, ai mund të rrëzohet nga pushteti, edhe pse unë dyshoj nëse kjo do të ndodhë së shpejti.

Një udhëheqës rus kërkon mbështetjen aktive të shefave të tij të sigurimit, por pengesat në Ukrainë kanë futur në përplasje të fortë 2 shtyllat e regjimit të tij, Byronë Federale të Sigurisë (pasardhës i KGB-së) dhe ushtrinë, që po fajësojnë njëra-tjetrën.

Disa liderë mund të spastrohen, sipas modës së famshme ruse. Po ashtu, do të ketë pakënaqësi të shumta dhe kritika jopublike. Ukraina ka shpallur si synim humbjen e Rusisë në këtë luftë. Sërish nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo në praktikë.

Por në çdo rast ajo bie ndesh me apelin e Makron që Putin mos të poshtërohet. Franca i ka dhënë një mbështetje të madhe ushtarake Ukrainës, dhe i ka mbështetur sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Por është për t’u habitur që Makron nuk ka menduar të vizitojë Kievin edhe kur kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga fillimi i luftës, ndërkohë që ka mbajtur kontakte të shpeshta telefonike me Putinin.

Kompanitë franceze kanë qenë ndër më ngurrueset për t’u larguar nga Rusia, ndoshta me shpresën se qëndrimi atje do të shpërblehej në të ardhmen. Në këtë situatë, nuk duhet të habitemi pse udhëheqësit e Ukrainës janë të kujdesshëm dhe të shqetësuar ndaj synimeve të Makron.

Në rast se një raund i ri i diplomacisë evropiane, e lejon Rusinë të ruajë arritjet e veta ushtarake në Ukrainë, atëherë Putini do të rifitojë forcën politike në Rusi, dhe do të ndihet i fuqizuar të nisë aventura të reja ushtarake në të ardhmen.

Ukrainasit duan të luftojnë, dhe ata kanë nevojë për mbështetjen tonë të vazhdueshme, për armë të avancuara dhe për sanksione gjithnjë e më të ashpra ndaj Rusisë. Kjo nënkupton edhe disa muaj të tjerë luftimesh të përgjakshme. Por një armëpushim i parakohshëm, vetëm sa do ta ndihmonte Putinin të arrinte një fitore pikërisht në momentin kur është shumë pranë disfatës. Asnjë udhëheqës perëndimor nuk duhet të jetë mbështetësi i tij.

Shënim: John Sawers, ish-drejtues i MI6, shërbimit sekret të Britanisë së Madhe./ Përkthyer nga CNA.al

23 Komente

  1. J
    Juristi

    Hm,shume problem situata atje.Perendimi i thote Ukrahines bjeri,mbrohu,vazhdo luften,por armatim niks,nuk ka.Me me qarin del Amerika ne kete rast sepse Rusia eshte shkatarruar economikisht per periudhe te gjate,Ukraina gjithashtu u shkatarru, plus Europa do ta vuaje per nje kohe te gjate pasajot e kesaj lufte.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Ne fakt Rusia e ka marre prape gjendjen ekonomike dhe Rubla eshte edhe me mire se Dollari, pasi shitja e naftes po ja mundeson kete te mbaje rritjen ekonomike. Ekonomia e Amerikes nuk eshte mire sepse ndersa Rusia po shet me teper nafte tani, edhe pse i kane vene bllokade, SHBA i ka vene bllokade vetes per te lejuar te nxjerre nfate nga tokat e veta sepse merret me polirikat e gjelberta te cilat po e rrenojne nga dita-dites.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Avokati i juristit

        eshte "mire"... Rusia ka nevoje per evropen nese do te jete nje vend teknologjikisht i perparuar. Eshte e vertete qe ne rusi nuk ka krize buke, por ka krize makinerish dhe truri. Nese sanksionet vazhdojne industria e rende ruse do te jete ne stanjacion ose do te levize si breshka.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          avokati i juristit bëj një llogari të thjeshtë që nuk e bëjnë këta dy koqet e mësipërme!! përse rusia,megjithëse është në "luftë me perëndimin"nuk ndërpret furrnizimet me gaz e naftë,në një kohë që perëndimi që "nuk është në luftë me rusinë" i ka bllokuar pothuajse gjithçka?? sepse rusia nuk mund ti lejojë vetes ta bëjë një gjë të tillë!!nuk është në gjëndje të përballojë shpenzimet e veta si shtet,prandaj është e detyruar të furrnizojë me energji "armiqt" e saj!! shpesh po flitet për "sanksionet që nuk fuksionojnë"kundër rusisë,por o është shkruaj të shkruajmë,o mungesë e theksuar dijesh!! sanksionet nuk janë predha topi a rraketa,që kur i lëshon pas pak kohe tregojnë rrezultatin e tyre!! sanksionet janë "predha" që plasin me vonesë!! kur ato fillojnë të veprojnë,fillon dhe katastrofa,që vazhdon dhe shumë kohë pasi janë ndërprerë sanksionet!! sanksionet shkatërrojnë strukturën e shoqërisë,strukturë që nuk mund të rivendoset menjëherë pasi ato të ndërpriten!! nuk di moshën tënde por unë kam jetuar periudhën e sanksioneve ndaj shqipërisë!!dhe tek ne nuk pati "krize buke",kur u prishëm me kinën,bile deri në '82,'83,katër,pes vjet pas prishjes,gjithçka "shkonte mirë"!! dhe këtë "gjithçka shkonte mirë",e pamë me të vërtetë në '89,'90!! dhe në rastin tonë nuk ishte i njëjti sulm si ndaj rusisë sot!! në vjeshtë,shtator,do të shohim se sa e fortë është rusia!!se sa miq ka në botë dhe se sa do ta ndihmojë "miqësia e pakufishme",me kinën!! industria e saj ushtarake nuk ka mundësi të prodhojë aq shumë municion sa i duhet për luftë,dhe këtu flasim se po lufton vetëm me ukrainën,nuk mund të prodhojë aq makineri ushtarake sa i duhet për të zëvëndësuar atë që humbet në luftë!!ajo ppo grryen tërë "fundin e tenxheres",dhe tenxherja nuk nxjerr nga fundi i sajë gjëra të reja!! "poshtërimi i rusisë" i thënë nga makroni ka kunjën që në thënje!!pra çfardo që të ndodhë!? rusia është e poshtëruar!! "superfuqia e dytë" nuk është në gjëndje të ecë më shpejt se një kërmill!! nuk është në gjëndje të mobilizojë ushtarë në shtëpinë e saj!!ka frikë të shpallë "luftë" e të bëjë mobilizim ushtarak!! rusia është poshtëruar sa ku nuk shkon më!! ditët që vijnë,do ta shkatërrojnë si shtet!! gjithë këto "vonesa","diskutime","telefonata" nuk bëjnë gjë tjetër veçse e detyrojnë "të plagosurin" të vrapojë me plagë të hapur,në një drejtim që nuk e çon në spital!! ukraina është,ajo "kompania" që çohet përpara për të futur në kurth kundërshtarin!! ajo "kompani" a "batalion" që sakrifikohet për të fituar betejën!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aldo

            a ti je rrot kari o anticensure.....

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              aldo do të të pëlqente ta merrje një herë në gojë atë që thua??

              Përgjigjjuni
        2. a
          anti25642654censurë

          juristi koqe,si me qënë idajet beqiri,kurse aroni dopjo koqe!! jurist hajvani,ekonomia e rusisë është e barabartë me ekonominë e kasasit në amerikë!! e me sa mbaj mënd unë është shteti më i varfër i amerikës!! prandaj mor koqe nuk ka nevojë për ta shkatërruar rusinë askush e aq më pak amerika!! koqeeeeeeeee,sa ka prodhimin bruto rusia amerika ka buxhetin e luftës plus ndihmat që jep nëpër botë gjat një viti!! sa për ty o arooooooon koqja!! shko e ndërro dollarët me rubla dhe pastaj rublat bëji tub e futi në bythë!!nuk shkojnë askund o idiot!!o copa e mishit me rubla nuk blen dot asgjë!me rublat e "forta" të putanës as vaksina "sputnik" nuk mund të blesh!! përse doni ta tregoni se jeni budallenj,patjetër?? çfarë leverdie keni mor njerëz?? një herë e një kohë,për të të nxjerrë invalid,duhet të bëje budallallëqe më të mëdha se këto që shkruani ju!! sot dhe po të nxori KEMPi budallë nuk të del pensioni për të blerë letër bythe!!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Plasi te anticensura

            Or ti anticensure... Oj ti kapterr kabanoni: Ne cdo koment perdor fjale te tilla: koqe, bythe, tubo, (lepirese ne nje artikull tjeter) etj etj. Qe je bythqire, je, stupid ose injorant ne shqip, dukesh, por je dhe grindavec kotecesh.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              aldo o Plasi te anticensura që jam grindavec,nuk është e re!e dinë të gjithë! sa për punën e bythës e dimë vetëm unë dhe mami tënd!! po deshe pyete dhe të tregon ajo!!

              Përgjigjjuni
          2. P
            Piro

            Ky krahasimi yt na jep nje cike humor taniper mbremje. Ti krahason nje ekonomi 25 trilionshe amerikane me nje ekonomi me pak se dy trilionshe te Rusise.Prodhimi rus eshte 30% me i madhe se i Hollandes si prodhim bruto por jo si cilesi: Rusia eksporton vetem nafte dhe gaz si vendet arabe te botes se trete, ndersa Hollanda eksporton hightech manufacturing.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              pirro tregoji një herë këtij idioti se në 1989 brss,ose rusia sot kishte dyfishin e prodhimit kinez! sot ka vetëm 1/8 e tij!! pyete një herë se përse ka shkuar përpara kina komuniste dhe jo rusia kapitaliste!!

              Përgjigjjuni
        3. Z
          Zyko

          Dergoni arme qe te vriten njerez e shkaterrohet plotesisht Ukraina???!!! Shkoni e perdorini vete keto arme atje po ju a mbajti!

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qako

            ky i joti eshte koment nga ambasasda ruse ne Tirane.

            Përgjigjjuni
          2. k
            kirurg

            Franca si gjithnjë, proruse dhe kundër (pas shpine) lirisë së popujve të vegjël.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Ortoped

              Te gjitha vendet shikojne prapanicen e tyre. Ky personi qe shkruan artikullin ka qene shef in nje agjencie te rendesishme ne angli. Kjo agjenci dhe anglia ne pergjithesi eshte pergjegjese per shtypjen e qindra levizjeve per lirine e popujve te vegjel. Ato qe shkruan ky jane me shume inat ndaj frances sesa deshire e mire per te pare lirine e ukrainasve apo edhe te ruseve.

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                Ortoped koment fantastik,më kujton "format e partisë",ku imperialistët e socialimperialistët goditeshin pa mëshirë nga vija e partisë!!

                Përgjigjjuni
            2. M
              Mos e beso po deshe, por eshte e vertete.

              Skenar i qelbur i perendimit Ukraina eshte coptuar ne Republika te pavarura, ekonomi e shkaterruar, me mijera qytetare te vrare, 5 milion emigrante etj etj. Embargo e vene ndaj Rusise ka bere te kunderten i ka sjelle asaj miliarda e miliarda dollar fitime, ekonomite e Evropes qe varen nga gazi dhe nafta ruse po berballen me krizen, jetesa e qytetareve te botes eshte shtrenjtuar...... Larg kesaj lufte po perfitojne si asnjehere tjeter Kina dhe India.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rama qen rrugesh

                Kina dhe India, dhe nen kurrizin e Evropes dhe Amerikes??? E ku eshte perfitimi i perendimoreve si thua??? Rusia eshte drejt falimentimit te industrise se rende... Ose e atyre qe kane bole te fillojne luftra. Putini me shoke Texan po bejne leke sa kurre me pare. Evropa gjithmone e ha, o nga Gjermani ose nga Rusi hahahaha, keto 10 vitet e fundit e hengri nga te dy hahahaha

                Përgjigjjuni
              2. M
                Mandi

                Rusia ne 100 dite ka shitur 96 miliard dollare nafte dhe ka humbur 400 miljard dollare pjisje ushtarake plus 33 000 personel ushtarak Ekonomia ruse eshte ne pikiate dhe me keq do shkoje akoma Propaganda ruse shpreson se me keto karlliqe qe flet do ti hiqen sanksionet As ka per te ndodh kurre per shume vite te ardheshme Ukraina do e fitoje kete lufte pasi ka mbeshtetjen e USA dhe NATO dhe muzhiket e stepave ruse do shkojne ne shtepi te turperuar(ata qe do i mbijetojne kesaj lufte te idiotit Putin ) Turperimi qe po marrin ne Ukraine i ben te duken qesharake keta ruset "e forte"

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bardha

                  Komenti i larashit te spiunit britanik ashte shume ma i dobte se i imi e dyta futja ne lufte ukrahinen nga disa shteti prendimore do ti kushtoj shume rende si vet Ukrahines por dhe Euvropes.Rritja e kostos jetes asht skandaloze dhe pa perballueshme nga populli,zgjidhja do te ishte shume ma lehte pa lufte,carmatosja ne ukrahine e reparteve paramilitare fashiste,shpallja e Ukrahines nje shtet federal e neutral,perdorimi zyrtar i gjyhes se minoritetit si pas marveshjes se Minskut

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    anti25642654censurë

                    aman mi bardha,ku studion?? në moskë tek lubianka?? aman mi shpirt mos ji kaq budallaqe se an dukesh si gjeniale!! shpesh absurditeti duket gjenialitet,pavarsisht kahut të kundërt!!

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Ppsh

                    Lufta midis shkive eshte arritja me e madhe per shba Makron kjo i dhemb sepse me rusine ne krah ajo perballonte antagonisten e saj shekullore gjermanine Kur makron thote qe rusia nuk duhet te poshterohet kjo tingellon qe ukraina duhet te ndahet sipas tij .... nuk e di a e ka menduar ndonjehere ai vete nqs franca po te kishte te njejtin fat si do i dukej? Franca ishte ne klubin e BIG-ve botror ne shekullin e 18 sot ajo eshte fuqi rajonale por mentaliteti i ka ngel atje si ai plaku qe e genjen mendja per forcen fizike te dikurshme

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jimi

                      Politika dhe politikanet franceze historikisht kane qene nga me te poshtrit ne aspektin e politikes globale !

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje