‘Lufta’ e Evropës me motin: Shuhen zjarret në Greqi, stuhi në veri të Italisë

31 Korrik 2023, 16:50Bota TEMA

‘Lufta’ e Evropës me motin: Shuhen zjarret në Greqi, stuhi

Flakët që ranë të shtunën në Peloponez janë vënë nën kontroll nga zjarrfikësit. Tre zjarre që ranë në 4 fshatra të rajonit Ilia, në perëndim të Greqisë, si dhe në komunën e Olimpias së Lashtë, janë vënë gjithashtu nën kontroll, me buldozerët që tani po pastrojnë tokën për t’u siguruar që zjarret të mos përsëriten.

Ndërkohë, shkatërrimi i ndodhur në Rodos nga zjarret duket qartë nga ajri. Mbi 30 miijë persona u desh të evakuoheshin nga ishulli në ditët e fundit, por autoritetet deklarojnë se tani situata është e sigurt dhe njerëzit mund të kthehen, edhe pse rreziku mbetet për shkak të thatësirës.

Ndërkohë, stuhi të dhunshme të shoqëruara me erëra të forta kanë përfshirë zona të shumta në rajonin Alto Adixhe, në ekstremin verior të Italisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por jo lëndime apo vdekje.

Në zonat e prekura, brigada e zjarrfikësve kreu operacione të shumta shpëtimi pasi vërshimi i ujërave përfshiu dhe shkatërroi urat prej druri, rrugët dhe shkaktoi rrëshqitje toke.

Lini një Përgjigje