Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje anëtarëve të aleancës ushtarake që të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë, pavarësisht faktit se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hasin vështirësi për miratimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake.
“Ne jemi të detyruar të ofrojmë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Interesat tona të sigurisë janë gjithashtu në rrezik,” shtoi Stoltenberg.
Propozimi i presidentit amerikan Biden për të dërguar 60 miliardë ndihma në Ukrainë u hodh poshtë nga disa republikanë në Kongresin amerikan.
Administrata në Uashington, megjithatë, mbetet optimiste dhe beson se shumica e demokratëve dhe republikanëve në Kongres janë të gatshëm të vazhdojnë të mbështesin Kievin.
Me patjeter duhet ndihmuar, se "fitoren" dhe shkatrimin e ukraines e kini te garantuar.
Tani ju ka ngelur vetem te deklaroheni qe jeni ne lufte me rusin, se per ndihma aq shume keni dhene sa skini ç'a ti jepni me! Fundja jua dergojm si argatues dhe pastrus wc-esh cenosumen me gjithe familjen, vetem na kini kujdes mos na helmojn!
Aq trim sa eshte ai, do derguar ne front,... per tu ngritur moralin ushtareve...e di vete ai se si...