Lavrov drejt Maqedonisë së Veriut, merr lejen e Bullgarisë

28 Nëntor 2023, 11:59Bota TEMA
Lavrov drejt Maqedonisë së Veriut, merr lejen e Bullgarisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari, për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të OSBE që do të mbahet në Shkup nga datat 29 nëntor deri më 1 dhjetor.

Në njoftimin për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë bëri me dije se ka dhënë leje për fluturimin e një njësie speciale të aviacionit rus, përmes hapësirës ajrore bullgare, për të transportuar një delegacion në një forum ndërkombëtar.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, shumica e vendeve në Evropë, përfshirë Bullgarinë, kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, ndalesa vlen po ashtu dhe për zyrtarët e lartë rusë, përfshirë Lavrovin.

Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për këtë fluturim.

3 Komente

    1. Roberto

      Po Bullgaria,Hungaria dhe ndonje vend tjeter kane qene gjithmone ne sherbim te Rusise prej dhjetra e dhetra vitesh bile ne kohen kur ne nuk kishim marshenie me Bashkimin Sovjetik diplomatet agjente te Bullgarise,Hungarise,Jugosllavise apo dhe te ndonje vedi tjeter puonin per Mosken.

      1. G
        Gjethja e fikut

        Censuma si idijot i dobishem qe eshte ngeli duke ngren hurin dhe kaken e laverit.

        Lini një Përgjigje