Gratë e rrëmbyera në territorin izraelit dhe të mbajtura peng nga Hamasi në Gaza janë mbajtur në kafaze. Këtë e raportuan mediat izraelite, duke cituar deklaratën e një anëtari të Forumit të Familjeve të Pengjeve dhe Personave të Zhdukur.
Ky pretendim nuk është i pari i këtij lloji, raporton Jerusalem Post, duke treguar se në ditët pas sulmeve të 7 tetorit, videot nga një kanal Telegram i Hamasit tregonin fëmijët e rrëmbyer që mbaheshin në kafaze.
Ministria e shëndetësisë së Izraelit deklaroi së fundmi se 11 pengje izraelite që u liruan të hënën kanë mbërritur në Qendrën Mjekësore Tel Aviv Shurasky, institucioni më i madh i kujdesit akut në Izrael. Bëhet fjalë për 9 fëmijë dhe dy gra.
bullshit . U vertetua qe fotoja e femijeve ne kafaze ishte nje foto e para 3 vitesh dhe qe ishte e femijeve palestineze qe mbaheshin nga Isrealitet. E paska marre dhe Mero Baze nje dore lekesh per te shkruar karrlliqe ?