FOTOT/ Gruaja e kreut të inteligjencës ushtarake të Ukrainës në spital pas tentativës së helmimit

28 Nëntor 2023, 16:13Bota TEMA

FOTOT/ Gruaja e kreut  të inteligjencës ushtarake të

Bashkëshortja e kreut të inteligjencës ushtarake të Ukrainës gjendet në spital pas një tentative për ta helmuar, njoftonin sot mediat vendase.


30 vjeçarja Marianna Budanova, raportohet se ishte helmuar gradualisht e qëllimisht me metale të rënda por tashmë është duke u rikuperuar në spital, shkruan rrjeti vendas Babel duke cituar burime të inteligjencës.

Budanova është bashkëshortja e gjeneralit  Kyrylo Budanov, 37 vjeç, i cili ka drejtuar operacionet luftarake me dronë në luftën me Rusinë, ndërsa elementë rusë dyshohet dhe për tentativën e fundit të helmimit.

Natyra e saktë apo stili i helmimit nuk bëhet i ditur, por është një ngjarje e përsëritur pas disa helmimeve të dyshuara të zyrtarëve të inteligjencës.

Burimet thonin se helmi ishte hedhur rregullisht në ushqim.

Rrejti vendas ‘Ukrainska Pravda’ citonte një burim ushtarak të thoshte: “Është i vërtetë helmimi i gruas së Budanov, e cila prej disa javësh ankohej se nuk ndjehej mirë dhe e vërteta u zbulua pas testimeve. Me shumë gjasa helmi ishte hedhur në ushqim”.

“Ajo është më mirë tani pasi ka kaluar fazën e parë të trajtimit. Meqënëse gruaja e Budanov është me peshë të vogël , dëmtimi u manifestua me shpejt te ajo”.

Edhe në vitin 2004, kandidati presidencial ukrainas Viktor Yushchenko u dëmtua në mënyrë të përhershme pas një helmimi me dioksinë, shenjat e të cilës i ka edhe sot.

Marianna punonte si ndihmëse e kryebashkiakut të Kievit Vitalii Klychko, por prej nisjes së konfliktit kishte banuar me të shoqin në ambjentet ushtarake.

3 Komente

  1. Z
    Zhvejku

    Ne lufte jane, jeta e ksaj nuk eshte me e vlefshme se bijat dhe bijt e popullit te thjeshte ukrainas qe vdesin nga te ftohtit e ne front...

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hekri

      Epo nese ka banuar gjith kohes me te shoqin ne ambjente usthtarake, dhe helmin ja paskan hedh ne ushqim, me siguri esht burri qe do me e heq qafe. Se nuk vajti Saliu ta helmoje. Lajm koti

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdhni se liroheni.

        Gruaja e Budalles eshte objekti i dyte, por kontrolloni dora vete Budallen si eshte, apo ushqimet e tij i ka ngrene e shoqja.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje