Lufta në Izrael, Macron i vë Netanyahut detyrimin për të mbrojtur civilët në Gaza

28 Dhjetor 2023, 19:39Bota TEMA
Lufta në Izrael, Macron i vë Netanyahut detyrimin për të

Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë me homologun izraelit Benjamin Netanyahu për situatën në Rripin e Gazës.

Sipas raportimeve, Macron theksoi gjatë bisedës me kryeministrin e Izraelit se lirimi i të gjithë pengjeve, përfshirë tre shtetas të vendit të tij, është prioriteti më i lartë i Francës.

Ai gjithashtu i shprehu Netanyahut “shqetësimin e tij të thellë” për numrin e madh të civilëve të vrarë në Rripin e Gazës dhe situatën emergjente humanitare në rajon. Netanyahu u informua edhe për bashkëpunimin mes Francës dhe Jordanisë në lidhje me transferimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Macron i tha gjithashtu Netanyahut se Izraeli e ka detyrim të mbrojë civilët dhe theksoi nevojën për të punuar për një armëpushim të qëndrueshëm me ndihmën e të gjithë partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Netanyahu, nga ana e tij, siç bëhet e ditur, falënderoi Macronin për përfshirjen e Francës në mbrojtjen e lirisë së lundrimit në Detin e Kuq dhe për gatishmërinë e saj për të ndihmuar në rivendosjen e sigurisë në kufirin e Izraelit me Libanin.

Duke iu referuar veriut, Macron e siguroi Netanyahun se vendi i tij vazhdon të punojë me partnerët e tij ndërkombëtarë për të parandaluar një përshkallëzim të situatës me Hezbollahun.

5 Komente

  1. N
    Nik

    Nga lideret perendimore, Macroni i Frances eshte i vetmi qe ka guxuar te flase publikisht kunder mizorive te ushtrise izraelite ndaj civileve ne Gaza, e te beje dallimin midis eleminimit te terroristeve dhe rrafshimit total te Gazes me dhjetera mijera gra, e femije e bebe te pafajshme te vrare. Amerika abstenoi, Anglia i shkon prapa Amerikes ne gjithcka si qen i bindur, Gjermania ka frike te ngreje zerin kunder Izraelit.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje mendim

      Gjermania e ka gabim, Britania po ashtu, dhe si njera dhe tjetra do detyrohen ti bashkohen luftes Iran - Izrael nese ndodh, largqofte! Usa do paguaje por ne lufte nuk dergon ushtare. Luften me arme konvencionale nuk dihet kush e fiton. Sa per bombat atomike, ka zero shans ti perdore izraeli. Nese ka lufte, shkaku eshte Netanihu.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Manu

      Ku ishte deri tashti ky Makroni, çfare priti , lejen nga amerika apo nga plaka e vet ?

      Përgjigjjuni
      1. /
        /

        Nuk e paska ndjekur Perendimi planin gjenial te liderit global Edi qe e paraqiti ne Paris per dhenien fund te luftes se Gazes nje here e pergjithmone? Cudi...

        Përgjigjjuni
        1. V
          Veri jo llapa

          Me kujtohet ne kohen e "xhaxhit" kur shihnim "Estrada ne ekran" .....gallat e modhe keta e bejne ne realitet !!! Te forte jane ja u kalojne dhe humoristeve me me emer !!!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje