Macron bisedë telefonike me Netanyahu, thirrje për armëpushim të përhershëm në Gaza

28 Dhjetor 2023, 13:43Bota TEMA
Macron bisedë telefonike me Netanyahu, thirrje për armëpushim

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për të arritur një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës, me ndihmën e të gjithë partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Siç është njoftuar nga Pallati Elysée, Franca do të bashkëpunojë me Jordaninë për operacionet humanitare në Rripin e Gazës.

Zyra e Kryeministrit izraelit tha se Netanyahu dhe Macron diskutuan sulmet nga Houthi në anijet që kalojnë në Detin e Kuq, shkëmbimin e zjarrit midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollah në Liban dhe luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

2 Komente

  1. H
    Hipokrizia e Perendimit

    Franca, Anglia, Amerika, tre djajte kolonizatore te botes, qe bene boten pershesh e nuk lane cep te globit pa pushtuar, tani mbahen si fuqi paqesore tolerante.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popull

      Pse nuk vendosen sanksione ekonomike kunder Izraelit?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje