Lukashenko: Bjellorusia gati për të diskutuar transitin e grurit të Ukrainës

3 Qershor 2022, 17:55Bota TEMA

Lukashenko: Bjellorusia gati për të diskutuar transitin e grurit

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se Bjellorusia ishte e gatshme të diskutonte transportin e grurit të Ukrainës nëpërmjet Bjellorusisë, sipas gazetës lokale “Belarus Today”, shkruan The Guardian.

“Tani të gjithë po kërkojnë logjistikë. Mirë, mund të flasim. Nuk na shqetëson fakti që do ta transportoni atë përmes Bjellorusisë, por duhet të bisedojmë për kompromise.”

Bjellorusia, një prodhues i madh global i potasit, është prekur nga sanksionet e ashpra perëndimore që nga viti 2021, të cilat ndërprenë eksportet e saj të plehrave përmes porteve të Detit Baltik.

Ndërprerja e eksporteve si të drithërave ashtu edhe të plehrave është shkaktuar nga “politikat që Perëndimi dhe vendet e pasura, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, po ndjekin sot”, citohet të ketë thënë Lukashenko.

2 Komente

  1. v
    vollodja

    futeni potasin ne supe ose gulash. asnjeher kompromis me copen e kakas -shenko.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komentator Politik ????????

      Sanksionet ekonomike të Bashkimit Sovjetik në Ukrain, ndalojn kategorisht financim me qëllim blerje armësh të Zelensky-t.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje