Agresioni rus, Macron: Ukraina duhet të rezistojë

16 Qershor 2022, 13:52Bota TEMA

Agresioni rus, Macron: Ukraina duhet të rezistojë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Ukraina duhet të fitojë luftën kundër Rusisë, teksa ai vizitoi qytetin e Irpin pranë kryeqytetit të Kievit, sipas BBC.

“Franca ka qenë përkrah Ukrainës që nga dita e parë. Ne jemi pranë ukrainasve pa asnjë dyshim. Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë,” u tha Macron gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me komentet e tij të mëparshme se Rusia nuk duhet të poshtërohet.

Duke qëndruar pranë ndërtesave të shkatërruara, të djegura, ai dhe udhëheqësit e Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë dukeshin të shqetësuar ndërsa dëgjonin një zyrtar ukrainas që shpjegonte se çfarë kishte ndodhur atje.

Më pas Macron u tha gazetarëve, “është një qytet heroik, i shënjuar nga stigma e barbarizmit”. Ukraina ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për mizoritë e shumta  në Irpin ndërsa nga ana tjetër Rusia i ka mohuar akuzat.

1 Komente

  1. K
    Kane prodhu arme te reja e dun me i Provu lol

    Cfar hipokrizie e ndyre ! Kta s'jane njerez por Egersira . 11 Miljona ukrainas kane marre rruget e Botes , ky i thot vazhdo luften deri sa mos te ngelet mo popull ukrainas brenda asaj qe quhej ukraine . Europiani Kriminel /Mashtrues Hipokrit qe shkateroj BE-ne

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje