Mamdani takon komunitetin shqiptar mysliman në Staten Island

7 Tetor 2025, 21:50Bota TEMA
Mamdani takon komunitetin shqiptar mysliman në Staten Island

Kandidati demokrat për kreun e Bashkisë New York, Zohran Mamdani, është takuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar mysliman në Staten Island, një nga grupet më aktive dhe të përkushtuara ndaj zhvillimit ekonomik dhe jetës shoqërore në qytet.

Në një postim në rrjetet sociale, Mamdani vlerësoi kontributin e këtij komuniteti, duke e cilësuar atë si “një forcë të vërtetë për sipërmarrje dhe shërbim publik”.

“Jam mirënjohës që pata mundësinë të takoj liderët vendorë për të diskutuar mënyrat se si administrata ime planifikon të mbështesë bizneset e vogla dhe të sigurojë që çdo komunitet të ketë një vend real në tryezë”, shkroi Mamdani.

Gjatë takimit, janë diskutuar sfidat me të cilat përballen sipërmarrjet e vogla, roli i komuniteteve në nxitjen e zhvillimit ekonomik vendor, si dhe rritja e përfaqësimit të komuniteteve emigrante në proceset vendimmarrëse të qytetit.

Komuniteti shqiptar në Staten Island njihet për aktivitetin e tij të gjerë në fusha të ndryshme, nga tregtia dhe gastronomia, te kontributi në jetën shoqërore e kulturore. Gjatë viteve, ai ka krijuar një rrjet të fortë solidariteti dhe bashkëpunimi, duke u bërë një shembull i integrimit të suksesshëm në qytetin e New York-ut.

Ky takim u pa si një shenjë vlerësimi për rolin e komuniteteve shqiptare në diasporë, si dhe një angazhim për ta bërë pjesë të proceseve të politikave publike në nivel lokal dhe shtetëror.

“Vetëm kur çdo zë dëgjohet, mund të ndërtojmë një qytet më të drejtë dhe më të përfshirës”, përfundoi Mamdani në mesazhin e tij.

16 Komente

  1. A
    Aron

    Cfare idiotsie qe shqiptaret ne vend qe te perfaqesohen si shqipetare jashte vendit, perfosohen grupe, grupe.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dibroni

      Mos çaj bythe. Ke takuar dibranet e Staten Island qe e mbajne fjalen…

      Përgjigjjuni
      1. M
        Marsh për në Turqi

        O ju shkërdhefsha racën. Komuniteti shqiptar ... mysliman! Edhe aty jeni ndarë më vete o trapa?! Nuk mjafton thjesht "komuniteti shqiptar", por do i vini edhe një bisht nga mbrapa. Çoji ore Trump ta marrsha në Turqi, aty nga e kanë origjinën.

        Përgjigjjuni
        1. a
          avni rustemi

          do ngrene xhami se bashku....

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ermal

            Ku jane kto myslo?! Apo e ke fjalen per turq kosove e makedonije

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tahir Gashi

              Besa po… po deshta me thane!! Keshtu na pat mbledh ne sultan Hamitja. Problemi, filloi lufta ballkanike e na dogjen e copetuan! Tash, prape Llallahu do me na majt afrit! E Kur Llallahu te mban afer, asht tu tu afru fatkeqesia!!!

              Përgjigjjuni
              1. A
                ALB Patriot

                PËRSE MYSLIMAN?!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Detari

                  sa turp, skiptari eshte sinonim me islamin hahaha

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    G

                    Qendroni sa me larg nga ky Mamdani,New yourkut nuk I duhet nje islamist,ai eshte nje populist i ngjashem me Sali rrumpallen

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bythet larte kudo......

                      ...nuk jeni shqiptare por mbetje otomane

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ades

                        Yxhym qafirat e mahmutit qe hiqeni si shqiptar.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Poshte transgjinoret

                          Zorra Mamdoni po krijon percarje midis komuniteteve besimtare ne New York, ku ky qytet ka te gjitha fete qe permban Globi.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ana

                            Qe kur shqiptaret e diaspores ndahen ne "shqiptare myslimane"?!

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

                              Muslimon brothers m'staten Island,kontribut i sumes..... gezuar ramazonin!

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Turi

                                Shqiparet edhen ne Amerike qe te behen edhe mysliman edhe komunista duke mbeshtetur kete plehre te majte.Ptuuu fare e keqe dhe injorate.

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Njeri i kesaj bote

                                  Pse komuniteti myslyman? Pse jo komuniteti shqiptar i gjithe, pa dalim feje sic e kemi tradite? Kujt i intereson ky dalim, kjo ndarje? Egoizem dhe miopi....

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje