Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Reagon qeveria italiane pas vendimit të Gjykatës së BE: Ndërhyrje e papranueshme në sovranitetin kombëtar

2 Gusht 2025, 09:32Bota TEMA
Marrëveshja për emigrantët në Gjadër/ Reagon qeveria

Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për të vënë theksin mbi nevojën për kontroll gjyqësor efektiv në përcaktimin e “vendeve të sigurta të origjinës” ka shkaktuar reagime të forta nga qeveria italiane.

Në një deklaratë zyrtare të publikuar nga Palazzo Chigi (qeveria italiane) dhe e shpërndarë nga kryeministrja Giorgia Meloni në rrjetet sociale, vendimi u cilësua si një tjetër shembull i “uzurpimit të kompetencave politike nga ana e drejtësisë evropiane”.

“Sërish gjyqësori, kësaj here ai evropian, pretendon hapësira që nuk i përkasin, për çështje që janë ekskluzivisht politike”, thuhet në komunikatën zyrtare.

“Gjykata e BE i jep fuqi një gjyqtari të thjeshtë kombëtar për të vendosur jo mbi një rast të veçantë, por mbi një segment të tërë të politikës së emigracionit, siç është lista e vendeve të sigurta“, thuhet më tej.

Sipas ekzekutivit italian, vendimi i Luksemburgut përbën një kërcënim serioz ndaj kapacitetit të shteteve për të menaxhuar emigracionin, duke u bazuar në një interpretim juridik që “nuk merr parasysh realitetin e presionit migrator”.

Deklarata e qeverisë thekson se vendimi “dobëson politikat e kontrollit të emigracionit të paligjshëm në masë dhe mbrojtjes së kufijve kombëtarë”, duke e quajtur të papranueshme që një vendim i tillë të mbështetet “madje edhe mbi burime private, në vend të analizave të plota të bëra nga ministritë përkatëse dhe të miratuara nga Parlamenti”.

Vendimi i Gjykatës vjen pas ankesës së paraqitur nga Gjykata e Romës, në lidhje me dy azilkërkues nga Bangladeshi, të cilët u dërguan në një qendër pritjeje në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes së firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për trajtimin e migrantëve jashtë territorit italian.

Azilkërkuesit u përfshinë në një procedurë të përshpejtuar dhe u refuzuan, me argumentin se Bangladeshi është shpallur vend i sigurt. Gjykata e BE vendosi se kjo përcaktim nuk mund të mbështetet vetëm në një ligj të miratuar nga qeveria, nëse mungojnë të dhëna të verifikueshme, të aksesueshme dhe të kontrollueshme nga gjyqësori.

Në reagimin e saj, qeveria lë të kuptohet se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga linja e ndjekur deri më tani. “Për dhjetë muajt që na ndajnë nga hyrja në fuqi e Paktit të ri Evropian për Migracionin dhe Azilin,” thuhet në deklaratë, “qeveria nuk do të ndalet së kërkuari çdo zgjidhje teknike dhe ligjore për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve italianë”.

Qeveria e konsideron “të çuditshme” që një vendim me një ndikim të tillë të merret “pikërisht në prag të hyrjes në fuqi të rregullave të reja të BE-së, të cilat vetë përcaktojnë kritere më të rrepta për identifikimin e vendeve të sigurta”.

14 Komente

  1. B
    Bato

    Bravo Meloni!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na myten budallenjte

      Meloni eshte nje buce fashiste! Mamane e ka pas pastruese po vete eshte e djathte ekstreme!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        Meloni eshte kryeministrja me e kthjellet nga trute ne BE. Qyteterimi Perendimor eshte ne renie te lire dhe ti thua  Meloni eshte fashiste. Pse eshte fashiste sepse nuk do qe emigrante te paligshem te hyjne ne Itali? Apo se rruget ne qytetet europiane jane bere totalisht te pasigurta dhe ajo po periqet te beje dicka per te ndryshuar situaten? Keni mesuar nje fjale qe nuk i dini kuptimin dhe e perdorni vend e pa vend.

        Përgjigjjuni
    2. D
      Detari

      meloqe je pjese e BEse nuk mund te besh cte do bitha me vende muslimane si albanistani

      Përgjigjjuni
      1. P
        Po o Dekar!

        Dekar - edhe Graqira tende eshte pjese e BE-se po nuk rrine pa futur hundet ne punet e Shqiperise ... ka shekuj qe u qan syri per pak toke shqiptare dhe u ha suma per pak car shqiptar ...

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sqepari

          O doktor, te kujtohet kur Europa pa se si greqirat po e vidhnin, deri sa e cuan vendit tend ne faliment? Cope muti, mos thuaj qe sme kujtohet!

          Përgjigjjuni
        2. v
          vlora***

          Vendimet e BE-se duhen respektuar ndryshe dilni jashte ,bashke me kete legenin tone qe bertet evropa evropa

          Përgjigjjuni
          1. L
            LABI

            O vlora meqenese je per rregullat e vendimet e BE-se,bën mire te marresh disa refugjate ne shtepi,se ajo e poshtra Meloni don ti përzeje nga Europa

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              Kjo është BE ku duan të futen Alabnesët? lol

              Përgjigjjuni
              1. l
                lexuesi

                Bravo, Itali BE eshte kthyer ne nje tirani ligjore ku shtetet nuk kane aspak pavaresi nga specifikat qe kane midis tyre, europianet duhet te aplikojne federalizmin american ku shtetet kane me liri ne vendim marrjet e tyre..

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fqinji ujor

                  Italia i ka dhuruar Shqipēris njē anije ushtarake si shpērblim pēr qēndrēn e Gjadrit., ndaj ne e kemi mbyllur kētē dosje me Italin.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Ja kaq

                    Aman mos u merzisni ju filotalianet se nuk ua shajme italine fashiste qe na pushtoi 2 apo 3 here.a thua se "gjith keto te mira" qe po ben italia fashiste per ne i ben se na do shume dhe pa interes.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Asnjëansi

                      Ja kaq mënd të kesh , sa ky "ja kaqi" . Italia na qënka fashiste hë ? Italia është një demokraci liberale më e konsoliduar së gjithë shtetet e tjera të BE-së dhe Meloni është kryeministrja me përkrahjen më të madhe në popull , më e sigurtë dhe e stabilizuar se Makron , kancelari gjerman dhe kryeministri anglez . Miqësia italo-shqiptare është nder për Shqipërinë .

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Asnjëansi

                        Ja kaq mënd të kesh , sa ky "ja kaqi" . Italia na qënka fashiste hë ? Italia është një demokraci liberale më e konsoliduar së gjithë shtetet e tjera të BE-së dhe Meloni është kryeministrja me përkrahjen më të madhe në popull , më e sigurtë dhe e stabilizuar se Makron , kancelari gjerman dhe kryeministri anglez . Miqësia italo-shqiptare është nder për Shqipërinë .

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje