Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, zv.ministri italian zbardh detajet

7 Nëntor 2023, 12:10Bota TEMA

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, zv.ministri

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje për ngritjen e dy strukturave për pritjen e refugjatëve në vendin tonë. Zv.ministri i Shtetit të Italisë Giovanbattista Fazzolari në një intervistë për median italiane ‘Corriere Della Sera' jep detaje nga kjo marrëveshje.


Fazzolari thotë se gjithçka mbështetet në marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe se Shqipëria nuk ka kërkuar asgjë në këmbim. Zv.ministri i Shtetit shpjegon se emigrantët e paligjshëm që kapen në det do të kthehen në bazën në Shëngjin, ku do të kryhet identifikimi i tyre dhe më pas do të qëndrojnë në Gjadër. Procedurat për vlerësimin nëse një emigrant i paligjshëm ka të drejtë të fitojë azil do të zgjasin 28 ditë, thotë Fazzolari, dhe nëse ata nuk kanë të drejtë do të dërgohen në vendet e tyre.


Gjithçka do të jetë nën juridiksionin italian, strukturat do të kenë status ekstraterritorial dhe pagesat do të bëhen nga Italia, ndërsa Shqipëria do të kontribuojë vetëm me sigurinë. Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverën e ardhshme.

Ai e konsideron një sukses historik, që për herë të parë një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian po mbështet në vend të unionit për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm. Ai thekson se ka pasur një diskutim me BE për këtë çështje nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga Komisioni Europian. 

Pjesë nga intervista:

Qendër rezidenciale në Shqipëri. Opozita flet për “deportim”. Nënsekretar Giovanbattista Fazzolari, çfarë marrëveshjeje është ajo mes kryeministres Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama?

“Një sukses historik. Për herë të parë, një vend i tretë jo anëtar i BE mbështet një shtet evropian në menaxhimin e imigracionit të paligjshëm, duke mirëpritur emigrantët që mbërrijnë nga deti. Rezultatet e marra vetëm falë besueshmërisë ndërkombëtare të Melonit."

A nuk është refuzim transferimi i tyre në Shqipëri?

“Jo, emigrantët e shpëtuar nuk do të mbërrijnë në Itali, do të dërgohen direkt në ato objekte”.

Por çfarë garancish ka që të drejtat e emigrantëve do të respektohen dhe qendrat nuk do të kthehen në kampe përqendrimi?

“Strukturat do të jenë nën juridiksionin italian. Ata do të kenë status ekstraterritorial. Rregullat dhe garancitë tona do të zbatohen atje”.

Jashtë?

“Ligjet shqiptare”.

Opozita ka frikë nga një "Guantanamo". Nuk është kështu?

“E majta kundërshton çdo masë për të luftuar emigracionin masiv të paligjshëm. Është një vizion ideologjik, por deri më sot ligji ndërkombëtar nuk parashikon heqjen e kufijve kombëtarë. Është gjithashtu e habitshme që e majta ka dyshime serioze për një vend që është anëtar i Këshillit të Evropës dhe NATO-s, zyrtarisht kandidat për t'u anëtarësuar në BE, i cili ka edhe një kryeministër socialist, që dyshoj se mund të thuhet se e shkel garancinë për të drejtat e njeriut”.

Për sa kohë do të mbahen?

“Njëzet e tetë ditë për të kryer procedurat e përshpejtuara dhe për të vlerësuar se kush ka të drejtën e pritjes. Të tjerët do të riatdhesohen drejtpërdrejt”.

Tre mijë vende fillestare. Sa do të arrijë numri maksimal?

“Tridhjetë e gjashtë mijë vende në vit, si një eksperiment fillestar, është një numër shumë i kënaqshëm. Por është një model që ne synojmë ta përsërisim me çdo vend të tretë që jep garancitë e nevojshme. Do të çmontojmë biznesin e trafikut të qenieve njerezore për trafikantët që nuk do të mund të garantojnë më zbarkimin në Itali”.

A është dakord BE-ja?

“Ka pasur një diskutim”.

Por Italia vazhdon e vetme.

“Po, por pa kundërshtime nga Komisioni”.

Pse njoftimi surprizë?

“Ndoshta, nëse këtë verë, kushdo që fliste për pushimet e Melonit si mysafir i Ramës, do t'i kishte bërë vetes disa pyetje të tjera, do ta kishte kuptuar se kishte të bënte me emigracionin”.

Çfarë kërkon Shqipëria?

"Asgjë. Është një shtet mik me të cilin kemi bashkëpunim të ngushtë dhe të cilin e kemi mbështetur gjithmonë në kërkesën e tij për t'u anëtarësuar në BE”.

 

10 Komente

  1. P
    Parruca

    Sukses per Italine, mjerim per Shqiperine. Duket e thjeshte « pas 28 ditesh i kthejme ne vendin e tyre ». Ne cilin vend??? Emigrantet djegin dokumentat dhe nuk deklarojne origjinen e vertete. Por edhe sikur te kene dokumentat e verteta pa patur marreveshje me shtetin e origjines, nuk i kthen dot. Italia dhe Franca jane mbushur me miliona emigrante pa letra te cileve u eshte refuzuar qendrimi por qe nuk i deportojne dot. Pra lind pyetja cfare ndodh pas 28 ditesh? Ku do shkojne keta njerez te cileve u eshte refuzuar azili nqs vendi i origjines nuk pranon ti marre? Do verdallosen neper qytetet dhe fshatrat shqiptare, do vjedhin e do perdhunojne sic bejne ne Lampedusa ose ne Calais.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Eshte pyetje me e drejte qe behet: ku do shkojne emigrantet te cileve nuk u dihet ose nuk i pranon vendi i origjinës? Në det? Atje ku i peshkon Meloni?!!!! Apo do t’i lënë rrugëve të Shqipërisë?!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jon

        Franca, Anglia, Gjermania, Italia te pakten jane vende te fuqishme, kane shtet, polici, ushtri, drejtesi. Mund ta perballojne. Po ketu kush do ti jape drejtim krimineleve afrikane, keta policet tane te dhjamosur qe nuk mbajne dot nje pistolete

        Përgjigjjuni
      2. U
        Utin

        Firmosi per te sjelle kriminelet zezake ketu dhe nuk kerkoi asgje ne kembim ky sharlatani. Na beri per budallenjte e Europes. Shiti vendin per lajkat e Melonit ky plehra e mutit, tradhtar i ndyre.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti25642654censurë

          ne nuk kërkuan asgjë dhe kur kaloi TAP,e jo më për një kamp përqëndrimi,që nuk ke çtë kërkosh!!

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nazmiu

          Popo ...do të rikthehen në vendet e tyre... RRENA ME BISHT NGA MBRAPA E NGA PËRPARA! Po këta për 30 vite nuk kthyen dot as dy shqiptarë këtu matanë detit... imagjino të kthejnë me qindra mijëra në fund të dynjasë...

          Përgjigjjuni
          1. V
            Visi

            Po lexoja nje artikull qe tregon se sa emigrante te parregullt te cileve u eshte refuzuar kerkesa per azil, ka arritur Italia te riatdhesoje per 6mujorin e vitit 2023. Vetem 12%, pra nga 13,200 Emigrante qe duhet te riatdhesoheshin, kane arritur vetem 1620 te riatdhesojne. Kjo tregon se sa proces i veshtire dhe kompleks eshte riatdhesimi nga teoria ne praktike eshte si nata me diten. Keshtu qe per mendimin tim do duhet te mesohemi te degjojne neper rruge dialektes e Afrikes.

            Përgjigjjuni
            1. a
              anti25642654censurë

              mua më duket si gomarllëku i radhës!!nëse githçka do të jetë në dorën e palës italiane!?nëse procedura do të zgjasë 28 ditë!?nëse pasi të jenë verifikuar personat një pjesë do të këthehet pas?!dhe tjetra do të çohet në itali,dhe nuk do të rrijë në shqipëri!?atëherë,përse duhen bërë tërë këto varavingo,trasport nga italia në shqipëri dhe nga shqipëria në afrikë a itali??përse nuk kryen në itali këto veprime??nëse kanë problem me forcat e sigurimit,po të jenë italiane!?atëherë le të punësojnë persona nga shqipëria!kushton më lirë lëvizja e tyre shqipëri itali e anasjelltas,se lëvizja e gjithë emigrantëve!të mos harrojmë se shpenzimet për mirmbajtje dhe ngrohje janë më të larta në gjadër se në lampeduza!!

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zhvejku

                Per mendimin tim marreveshja Meloni - Rama eshte taktike per te frenuar emigrantet qe te mos synojne brigjet italiane (perfundimi do jet shqiperia) po te shikojne e synojne shtete te tjera te bashkimit europian, pra large bythes sime. Si fillim mundet te sjellin 3000 klandestin, qe per ata do jet mallkim, kjo levizje e Rames per mikeshen italiane ka per te dhene rezultat. Po kryesorja eshte se ne si popull pranuam hapjen me perendimin, po nuk pranojme normat dhe rregullat e tyre ne trajtimin e fatekeqevet si pjelle e perendimit kolonjalist, harojm se jemi kombi qe ka kerkesa me shume per azil ne bash.europian, kur vjen puna tregohemi me raciste se e djatha europiane. Dhe e fundit: Mos haroni Rama eshte miku dhe nxenesi i sorosit..."per nje bote dhe rende liberal"

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiperia shtet vari qillon

                  Me pak fjale dhe thjesh , duan te bjne Shqiperine si nevojtore .....qe te sjellin ketu kedo qe hyn dhe eshte i paligjshem ne Itali dhe jo vetem ....novejtore dmth ....na duan per te dhjere ....pse nuk i cojne neper komuna italiane qe kane nevoj per njerez , pasi ka vende dhe krahina te tere te lene djer , ti cojne dhe ti punojne , te krijojne atje pakica dhe qyteterime .......nuk e kuptoj ku ngjit Shqiperia ketu ???????? Clidhje ka gjithe kjo katraure me Shqiperine????????? Nukl jam kundra emigrimit , nese ne kemi nevoje le te vijne e te punojne , keto ka Globalizmi , keto jane frytete e Globalizmit , se dhe ne dikur ishim te tille , vec nuk e kuptoj te doje tjetri te shkoje ne Itali dhe Italia e con ne kamp refugjatesh ne Shqiperi ??????? Perfiton nga rasti sdapi me qillota qe opozita qe eshte pertoke perfiton corapekuqi , ky gerdalla dhe vepron ashtu sic do vete ......le te hapi kamp ne Linxe , atje ka boll toke , ti shikoj dit per dite se si do ti shurosin deren e shtepise .....pse ceshte Shqiperia mor pis , cifliku yt ???? Dicka me kujton mua e gjith kjo nisme .....me kujton kur dikur Itaia ne shkembim te gjithe atj fluksi emigrantesh shqiptere ne fillim te viteve 90 depozitoj ne Shqiperi nje sasi te konsiderueshme mbetje radioaktive ..duke i groposur ne vende te caktuara ....helmuar ndoshta burime ujore ....e nuk te do njeri sot pa interes mor jooooooooo, keshtu ndihmuan dikur Greqine europianet .....e ndihmuan nga katastrofa qe i priste duke i bere ishujt helene kampe refugjatesh ....po me ata afganet cu be ???? Ata qe do i merte Amerika ne vendin e saj ....u be nje vrim ne uje ....

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje