Kreu i opozitës: Dëshmorë të Izraelit, edhe arabët. Të ndryshojmë ligjin

6 Nëntor 2023, 19:40Bota TEMA

Kreu i opozitës: Dëshmorë të Izraelit, edhe arabët.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid, i cili është pjesë e qeverisë së unitetit kombëar, deklaroi sot se Izraeli duhet të ndryshojëLigjin e tij të diskutueshëm të vitit 2018 të  Kombit-Shtet të Popullit Hebre, duke garantuar ligjërisht barazinë për qytetarët johebrenj.

Në veçanti, Lapid thotë se po nënshkruan një thirrje nga komuniteti drush arab, i cili humbi katër anëtarë në betejë që nga 7 tetori, për t'i bërë izraelitët të barabartë në jetë dhe në vdekje.

“Nuk po ju kërkoj ta anuloni, nuk po ju kërkoj të shkelni premtimin që i dhatë vetes për ta bërë Izraelin shtet-komb të popullit hebre, por rregulloni ligjin në këtë moment të tmerrshëm ndërsa po varrosim të vdekur së bashku me të vdekurit tuaj,” tha Lapid, pasi udhëheqësi i komunitetit Druzh i shkroi atij një letër të hapur.

Druzhët janë një popull rreth 140 mijë vetësh në Izrael, muslimanë por që nga fanatikët konsiderohen si heretikë.

Etimologjia e fjalës rrjedh nga arabishtja al-Darazhi. Që ishte një nga eksponentët e parë të një doktrine të re reformiste që filloi në Egjipt në fillim të shekullit të 11-të, në kuadër të rrymës ismailite, kur disa teologë deklaruan se imam al-Hakim në atë kohë sundues Fatimid ishte një figurë hyjnore.

Druzhët i referohen vetes si unitaristë dhe e konsiderojnë profetin para-islamik Shu'ajb si babanë dhe themeluesin e tyre shpirtëror.

2 Komente

  1. E
    Erdogan

    Deshmore te Palestines dhe jo Israelit. Ndryshimi i historise nga Sionistet eshte krim duke u mbeshteture nga Colonizatoret Angloamerikane. Palestina ja dymije e kusur vjet. Emertim ky Greke nga Fisi i Filisteive nga Kreta e Lashte. Kjo eshre historia e vertete.

    Përgjigjjuni
    1. @
      @

      Po ik o parazitë puno mos u mer me këto gjëra

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje