Padia për mashtrimin 250 mln dollarë, Trump paraqitet për të dëshmuar në gjyqin në Nju-Jork

6 Nëntor 2023, 17:31Bota TEMA
Padia për mashtrimin 250 mln dollarë, Trump paraqitet për të

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në një gjykatë në Nju-Jork ku do të zhvillohet gjyqi kundër tij dhe kompanive të tij. Trump do të përballet me pyetjet e hetuesve pasi akuzohet për mashtrim civil në vlerën e 250 milionë dollarëve.

Më herët, gjatë javës së kaluar në gjykatë dëshmuan 2 djemtë e rritur të Trump.

Prokurori i Përgjithshëm i Nju-Jorkut kërkoi nga dy djemtë e rritur të ish-Presidentit të tregonin nëse kishin njohuri dhe a ishin përfshirë në pasqyrat financiare të kompanive të të atit, gjatë disa prej ditëve më të rëndësishme dhe më të tensionuara të gjykimit për mashtrim.

Paraqitjet e njëpasnjëshme të enjten nga Donald Trump Jr. dhe Eric Trump, të cilët të dy ndihmuan në drejtimin e Organizatës Trump ndërsa babai i tyre ishte në Shtëpinë e Bardhë, erdhën përpara dëshmisë së vetë ish-presidentit.

Donald Trump Jr. dhe Eric Trump janë të bashkëpandehur në këtë rast, së bashku me babanë e tyre, Organizatën Trump, dhe disa drejtues të kompanisë.

Sakaq pritet që në orët në vijim, Donald Trump të dëshmojë në gjyq.

Edhe pse është paraqitur personalisht më herët në seanca gjyqësore kundër tij, kjo do të jetë hera e parë që ish-presidenti u përgjigjet pyetjeve nën betim në publik në lidhje me akuzat për mashtrim.

Padia prej 250 milionë dollarësh e ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju-Jorkut Letitia James pretendon se Trump dhe personat e tjerë të pandehur kryen mashtrime të përsëritura, duke fryrë asetet në pasqyrat financiare për të marrë kushte më të mira për huatë komerciale për pasuri të paluajtshme dhe policat e sigurimit.

Gjykatësi tashmë ka vendosur që ish-presidenti është përgjegjës për mashtrim dhe ai po shqyrton se sa do të duhet të paguajë Trump si dëmshpërblim.

Edhe pse civile dhe jo penale, çështja kërcënon biznesin e Trump në Nju-Jork. James po kërkon të ndalojë Trump të bëjë biznes në këtë shtet dhe të shpërbëjë kompanitë e tij.

Dëshmia e Trump të hënën do të shërbejë gjithashtu si një pararendës i katër gjyqeve penale me të cilat ai do të përballet vitin e ardhshëm, në të njëjtën kohë, kur ai bën fushatë për të rifituar presidencën.

Ndërkohë, Prokurorja e Përgjithshme e Nju-Jorkut thotë se ajo pret që Trump të sulmojë organin e drejtësisë gjatë dëshmisë së tij, por sipas saj gjithçka "që ka rëndësi janë faktet".

Duke folur në hyrje të gjykatës në Manhattan, James tha se "përpara se Trump të shprehë qëndrimin, jam i sigurt se ai do të angazhohet për të shprehur sharje dhe tallje”.

“Pritet ta cilësojë veten karrem dhe ta quajë këtë proces një gjueti shtrigash. Por në fund të fundit, e vetmja gjë që ka rëndësi janë faktet dhe numrat dhe numrat, miqtë e mi, nuk gënjejnë."

2 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Hapu dhe e futu brenda kur gjykojne Presidentin Trump jevgj dhe anetare te LGBTQ.Nuk po diskretitohet Presidenti Trump, por Amerika se ne cfare derexheje ka shkuar. Kane 6 vjet qe merren me hamshorin Trump, njehere e akuzuar se President e beri Putini (pra Putini zgjedh Presidentin e Amerikes?????), nje here qe kishte shkerdhyer disa kurva para 30-40 vitesh kur ishte djale i ri dhe beqar, me vone e akuzuan se nuk kishte paguar taksa per 10 vjet ?????, , e akuzuan se pushtoj me Kongresin Amerikan (Kapitolin) per 10 minuta, me vone doli qe nje kurve e filmave me pulle te kuqe e kishte qire edhe Trump mbase ishte i 10 mijeti hypes, jo po eshte kunder bythe-qireve te LGBTQ, ishte kunder emogracionit te paligjshem dhe e sabatuan per murin me Meksiken ku ne 3 mije km hyjne e dalin klandestine, kriminele drogaxhinj e lloj lloj plehre. Po si perhere edhe kete here do t'ja rruajne karin dhe ne 2024 do te jete Presidenti qe do te shpetoj Ameriken fytyren e sakatuar te saj ne Bote, me renie te ekonomise, shtrenjtimin e jeteses etj etj.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XhaFCK

      O kari lales, mendon se ti njeh Ameriken o klluf?! Nuk eshte Fatmira Hajdari gjykatse atje o zhuls katuni. Kush e ka grric sumen, ja sherojne doktorat e ligjit ne Amerike. U bene zgjebsat si ty, te mbrojne nje rrot kari si trampi. Llum ishit e llum do ngordhni. Shko tani laj ndonje pjate, se pune tjeter nuk di ti.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje