"Më futi në një dhomë dhe..." - Donald Trump humbet gjyqin me autoren që e akuzoi për abuzime seksuale, duhet të paguajë 5 mln dollarë

30 Dhjetor 2024, 19:49Bota TEMA
"Më futi në një dhomë dhe..." - Donald Trump

Gjykata federale e Apelit mbajti në fuqi të hënën gjetjet e jurisë në padinë civile ndaj zotit Donald Trump se kishte abuzuar seksualisht një autore në një dhomë provash në një qendër luksoze dyqanesh në mes të viteve 1990.

Gjykata e Apelit në Nju Jork publikoi një opinion që e mban në fuqi dëmshpërblimin prej 5 milionë dollarësh që një juri në gjykatën e Nju Jorkut kishte përcaktuar se i duhej dhënë autores E. Jean Carroll për shpifje dhe abuzim seksual ndaj saj.

Zonja Carroll dëshmoi në gjyqin e vitit 2023 se zoti Trump e kishte shndërruar një takim miqësor në vitin 1996 në një sulm të dhunshëm pasi ata si me shaka u futën në një dhomë provash të qendrës tregtare.

Zoti Trump e braktisi procesin gjyqësor pasi mohoi në vazhdimësi të ketë ndodhur sulmi. Por ai dëshmoi shkurt në gjykimin për shpifje, që lidhej me këtë rast në fillim të këtij viti, që rezultoi në vendimin për një dëmshpërblim prej 83.3 milionë dollarësh. Ky gjykim për shpifje u bë pas komenteve të zotit Trump, nga pozita e presidentit, në vitin 2019 pasi autorja Carroll i kishte bërë akuzat publike në një libër biografik.

Në vendim, trupa prej tre gjykatësish të apelit, i hodhi poshtë pretendimet e avokatëve të zotit Trump se gjykatësi i çështjes, Lewis A. Kaplan kishte marrë disa vendime që kishin ndikuar në procesin gjyqësor, përfshirë vendimin e gjykatësit për t’u lejuar dy grave të tjera që kishin akuzuar zotin Trump se i kishte abuzuar seksualisht, të dëshmonin në këtë gjykim.

Gjykatësi gjithashtu e kishte lejuar jurinë që ta shikonte video-regjistrimin e njohur të emisionit ‘Access Hollywood’, ku zoti Trump paraqitej duke bërë komente ofenduese ndaj grave.

“Arritëm në përfundimin që zoti Trump nuk ka ofruar prova se gjyqi i qarkut ka bërë ndonjë gabim në vendimet e sfiduara”, thuhet në opinionin e Gjykatës së Apelit. “Për më shumë, ai nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për të dëshmuar se gabimet e pretenduara ndikuan në të drejtat e tij themelore dhe si rrjedhojë për të krijuar nevojën për një gjykim të ri”.

Në shtator, që të dy, zonja Carroll, 81 vjeçare dhe zoti Trump, 78 vjeçar, u paraqitën për të ofruar argumentet e tyre në Gjykatën e Nju Jorkut.

Zëdhënësi i zotit Trump, Steven Cheung tha përmes një deklarate se zoti Trump është zgjedhur nga votuesit për një “mandat gjithëpërfshirës dhe ata kërkojnë t’i jepet menjëherë fund përdorimit politik të sistemit tonë të drejtësisë dhe përfundim të gjuetisë së shtrigave, përfshirë rastin e rremë të (autores) Carroll, e cila është e nxitur nga demokratët, rast ky që do të vazhdohet të apelohet”.

Avokatja Roberta Kaplan, që përfaqësoi autoren Carroll gjatë gjykimit, tha përmes një deklarate se “edhe mua edhe zonjën E. Jean Carroll na gëzon vendimi i sotëm. E falënderojmë Gjykatën e Qarkut të Dytë për shqyrtimin e kujdesshëm të argumenteve të parashtruara nga palët”.

Juria e parë mori vendim në maj të vitit 2023 se zoti Trump kishte abuzuar seksualisht autoren Carroll dhe se kishte shpifur ndaj saj përmes komenteve të bëra në tetor të vitit 2022. Kjo juri mori vendim që zonjës Carroll t’i paguhen 5 milionë dollarë dëmshpërblim.

Në janar, një juri tjetër vendosi që zonjës Carroll t’i paguhet një dëmshpërblim prej 83.3 milionë dollarësh për shkak të komenteve që zoti Trump i bëri ndaj saj gjatë kohës kur ishte president, duke arritur në përfundim që ato përbënin shpifje. Gjykatësi i rastit e kishte udhëzuar këtë juri që ta pranonte si të mirëqenë gjetjen e jurisë së parë se zoti Trump abuzoi seksualisht autoren Carroll.

Zoti Trump dëshmoi për më pak se tre minuta në gjykimin e dytë dhe nuk u lejua t’i sfidojë gjetjet e jurisë në maj të vitit 2023. Megjithatë, ai u lejua të qëndrojë në sallën e gjykimit gjatë procesit dy javor dhe anëtarët e jurisë e dëgjonin teksa shprehte pakënaqësinë e tij.

VOA

13 Komente

  1. T
    Tonini

    Kur ti perdhunojne grate trampistave, do kuptojne me ne fund se cfare kafshesh jane qe perkrahin nje monster te tille. Ngordhje trampisrave kudo qe jane.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koha e maskarenjve

      Nuk e kane problem t’u perdhunohen grate. Mjafton t‘u japesh nje kapele MAGA dhe nje llogari ne X.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kjo bie ere te felliqur - Pune parash

      Hahaha U kujtuan keta te sulmojne Presidentin Trump 30 vjet me mbrapa. Nese te coj ne nje dhome, perse u fute ne ate dhome. Apo te pelqente te beje seks. Tani eshte midis teje dhe Trump, se cfare ndodhi ne ate dhome. Juria nuk mund te marri vendime 30 vjet me mbrapa, sepse faktet nuk ekzistojne me. Jean Carroll, te kane paguar qe te besh pis Presidentin Trump. Kjo nuk ka qene nje vajze e vogel qe nuk e dinte se cfare mund te ndodhte po te shkoje vetem per vetem me nje person ne nje dhome. Bere qejf me te dhe tani na e kthen ne abuzim seksual. Heh Kjo bie ere te felliqur bre burra!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Repubi

        Po po vetem se ja futen me miliona. Fare nuk ka pune njeri ca ka ndodhur. Po vari karin degjeneratave. Parti legenash.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tom doshi

        Shume turp, per 1 te qime kerkon 5 meleon Imagjino Kur kerkon pjeshk dhe xhelal mziu Sikur te qin breshka e ujit

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pirdhni se liroheni.

          Paska qene kar-akurve shkerdhyer edhe ne dhomat e provave te rrobave, kjo qenka shkerdhyer edhe ne WC e ketyre dyqane. Trump nje milioner nuk i lejohej te shkerdhente kete kurven ne dhomen e provave. Ja pra kurva pas 34 vitesh me vendim gjykate ne shtetin demokrat te New Yorkut merr demshperblim prej 5 milion dollare. Po mire ore cdo kush qe shkerdhen ne nje dhome provash se ato jane vec per meshkuj dhe vec per femra denohet me 5 milion dollare. Po propozimi per te bere mix dhomen e xhveshjes kush e beri?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Te pjerdhsha ne surat o bythqir

            Trumpit i lejohet te shkerdhej motren , mamane dhe cfare te permban pragu i shtepise ..ke 2 vjet qe po na can karin me Putinin dhe tani u hodhe nga Trumpi , pragun e shtepise dhe pak e ke ….cte per,ban libri i shtepise

            Përgjigjjuni
          2. '
            '''

            Sa eshte gezuar Mero

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Heret je kujtuar moj karaputane . Po shpjegohu moj se cfare te beri ndonje gje qe nuk ishe dakord?

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jo po shajeni Xhaxhin ju

                Ja pra amerika ben president nje perdhunues...Kjo eshte amerika.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dauti

                  Ta gezojne zgjedhesit amerikan. Kesak radhe treguab vertet se jane te "mençur".

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dielli

                    Hajt se nuk është bërë nami: le të qohet n'kamë i bëhët qysh a'kan,mbroje pak me lesh fare s'merret vesh.

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      UNE SALIU D'ORA VETE

                      Drejtesia. Amerika ja jep te drejte KURVA e PAS 30 vitesh. KUR behen plaka dhe i fishket........... kesaj i thone Drejtesia.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje