“Më mirë ti lësh të luftojnë” - Si e sheh Trump luftën Rusi-Ukrainë

5 Qershor 2025, 21:00Bota TEMA
“Më mirë ti lësh të luftojnë” - Si e sheh

Presidenti Trump e krahasoi luftën midis Rusisë dhe Ukrainës me “dy fëmijë të vegjël që luftojnë si të çmendur në një park”.

“Ndonjëherë është më mirë t’i lësh të luftojnë për një kohë dhe pastaj t’i ndash”, shtoi ai. Ai theksoi se i tha Putinit gjatë një telefonate ditën e djeshme se “ndoshta do të duhet të vazhdosh të luftosh, por duke vuajtur shumë”.

“E sheh në hokej, e sheh në sport, gjyqtarët i lënë të vazhdojnë për një kohë”, shtoi ai.

I pyetur për një afat kohor për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë, Trump tha se data ishte për një gjë të tillë ishte në mendjen e tij.

Më tej, Trump tha se bota do të “habitej” nga ashpërsia që do të kishte ai ndaj Rusisë nëse luftimet do të vazhdonin.

“Mbani mend këtë, atyre u pëlqen të thonë se jam mik me Rusinë. Nuk jam mik me askënd”, tha ai.

Lidhur me këtë, kancelari gjerman Merz ngurroi kur u pyet nëse ishte dakord me karakterizimin e Trump se lufta Rusi-Ukrainë ishte e ngjashme me një luftë në shesh lojërash midis fëmijëve.

Merz iu drejtua Trump duke thënë se: “Po kërkojmë më shumë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës”, dhe shtoi se Trump ishte zëri më i rëndësishëm në procesin e paqes.

Merz i kërkoi Trumpit gjithashtu të shihte fëmijët, që janë rrëmbyer.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "“dy fëmijë të vegjël që luftojnë si të çmendur në një park”.“Ndonjëherë është më mirë t’i lësh të luftojnë për një kohë dhe pastaj t’i ndash”,??? çfarë mund të thuash për këto fjalë??të thuash se ke të bësh me një idiot apo me një sadist muti??ke të bësh me një njeri që nuk kupton gjë tjetër veçse fetishizimin e "bukurisë" së tij para pasqyrës kur gjithë bota digjet??një nga simptomat që kanë sociopatët është mungesa e empatisë,mungesa e të parit të dhimbjes së dikujt që dhunohet!!bile ky hajvan përveç mungesës së empatisë,ka dhe atë që është më e keqe se ajo!ai gëzon kur dikush përson dhunë,pëson dhimbje!!kënaqet me dhimbjen e tjetrit!!e një njeri i tillë drejton shtetin më të fuqishëm në këtë planet?pasi filloi luftën mes gjelave,krasnov-ketaminov,presidenti portokall pritet të çojë borxhin shtetror amerikan në rrekorde të reja!!pritet të arrijë 40 mijë mld!e kundërta e asaj që jua shiti zgjedhësve të tij budallenj!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje