Mediat ruse: Komandanti i ushtrisë ukrainase dërgon prindërit për kurim në Moskë

20 Gusht 2025, 14:35Bota TEMA
Mediat ruse: Komandanti i ushtrisë ukrainase dërgon prindërit

Mediat ruse raportojnë se Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrsky, ka dërguar prindërit e tij në Moskë për trajtim mjekësor.

Sipas kanalit rus në Telegram “SHOT”, Syrsky ka rifilluar kontaktet me prindërit pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të atit, Stanislav Prokofievich, 86 vjeç, i cili po përballet me një sëmundje të trurit që u rëndua pas infektimit me COVID-19 në muajin prill.

Fillimisht, i moshuari u trajtua në qytetin Vladimir, ku jeton familja, por për shkak të mungesës së rezultateve, Syrsky dyshohet se i ka transferuar prindërit në rajonin e Moskës për kurim dhe rehabilitim.

Burime nga ‘SHOT’ pretendojnë se trajtimi, i cili po zhvillohet në një dhomë private ku qëndron edhe bashkëshortja e tij, ka kushtuar rreth 1 milion rubla, afërsisht 12.700 dollarë amerikanë, një shumë që thuhet se është paguar nga vetë gjenerali.

Raportimet theksojnë se marrëdhëniet familjare ishin thuajse të ndërprera për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj luftës. Prindërit e Syrskyt, të cilët jetojnë në Rusi, janë mbështetës të hapur të qëndrimit pro-Kremlinit dhe kanë marrë pjesë në marshime si “Regjimenti i Pavdekshëm”, të lidhura me retorikën nacionaliste ruse. Ndërkohë, Syrsky është komandanti më i lartë i ushtrisë së Ukrainës që nga viti 2024 dhe një nga figurat kryesore të rezistencës ndaj pushtimit rus.

As autoritetet ukrainase dhe as vetë gjenerali nuk kanë komentuar deri tani mbi këto pretendime.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    ku qëndron problemi??jetojnë në rusi,janë të sëmurë dhe i biri i ndihmon??çfar duhet të bëjë??tu kërkojë kordinatat dhe tu lëshojë ndonjë himars??lajm idiot!!prindërit janë tallashër që mbështesin një diktator,por kjo nuk do të thotë se i biri duhet me i vra fare!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje