Meksika i kërkon SHBA një pjesë të 15 mld dollarë të sekuestruara të bosit të drogës: Do ua shpërndajmë të varfërve

28 Gusht 2025, 09:46Bota TEMA
Meksika i kërkon SHBA një pjesë të 15 mld dollarë

Qeveria meksikane synon t'u kërkojë autoriteteve amerikane një pjesë të aseteve prej 15 miliardë dollarësh të bosit të drogës Ismael "Mayo" Zambada, të cilat do të konfiskohen, me qëllim që t'ua shpërndajë ato qytetarëve më të varfër të vendit.

Presidentja Claudia Sheinbaum tha të mërkurën se “nëse këto fonde do të rikuperoheshin nga qeveria amerikane, atëherë po, ne do të kërkonim që disa prej tyre t’i jepeshin Meksikës për të varfrit”.

Bashkëthemeluesi i kartelit të fuqishëm Sinaloa, i cili u kap nga autoritetet amerikane pranë kufirit në korrik 2024, u deklarua fajtor të hënën në një gjyq publik në Nju Jork.

“Mayo”, 77 vjeç, pritet të dënohet me burgim të përjetshëm dhe atij do t’i konfiskohen 15 miliardë dollarë nga pasuria e tij e madhe.

Nëse këto fonde do të sekuestroheshin në Meksikë, sipas protokolleve kundër pastrimit të parave të dakordësuara midis ministrive të financave të të dy vendeve, ne gjithashtu do të kërkonim që këto fonde t’i ktheheshin Meksikës për të mirën e popullit të saj”, këmbënguli Sheinbaum.

Nga ana e tij, Ministri i Sigurisë Omar Garcia Harfus theksoi se nuk mund të flitet për eliminimin e kartelit Sinaloa, pavarësisht rënies së Zamada dhe bashkëthemeluesit tjetër të tij, Joaquín "El Chapo" Guzmán, i cili vuan një dënim me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019.

"Karteli nuk mund të konsiderohet i çorganizuar, sepse ka udhëheqës të ndryshëm dhe ka ende qeliza kriminale dhe udhëheqës të rëndësishëm të tij që duhet të arrestohen", shpjegoi Harfus. 

4 Komente

  1. E
    Epirioti

    Po ky budalla ato jane leke te bëra ne Amerike ske asnjë te drejte mbi ato...

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ??????

      I dashur Epiriot. Shpesh njerzut jane budallenj dhe nje rast i tille eshte edhe meksikani qe kerkon para nga helmi i shitur ne Amerike. Pra indirekt behet fajtor me kontrabandistin qe helmin e prodhuar ne Meksike e ka shitur ne Amerike. Ne vend te kerkojne falje per demet njerezore qe Meksika dhe shteti i korruptuar meksikan i ka shkatuar Amerikes dhe popullit amerikan, kerkojne pare per njerzit e vdekur nga droga dhe te semuret neper spitale. Ne thelb ata marrin pozicionin e shejtanit qe njeriun e quan objekt manipulimi... Bote e vogel me shume popull kjo Meksika....

      Përgjigjjuni
      1. M
        Me afash shoqe...

        Shoqja President-Cifute Sheitanbaum droga eshte shitur ne Amerike dhe pasojat i kane vuajtur qetetaret e saj, ata po mund te perfitojne, ndersa ti ke plot grupe kriminale te droges ne Meksike qe mund t'i kapesh e sekuestrosh dhe keto para dollar t'ja shperndash te varferve qe pretendon.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aq Dollare na i grabiti

          Liria me Taçin

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje