Kryeministrja italiane Giorgia Meloni përsëriti qëndrimin e saj mbi mbrojtjen dhe strategjinë që Evropa duhet të miratojë për të ardhmen.
“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen, kam të njëjtin mendim si romakët, se nëse dëshiron paqe, duhet të përgatitesh për luftë.
Unë besoj se forcimi i mbrojtjes nuk është për të qenë në gjendje të sulmosh dikë.
Përkundrazi, besoj se kushdo që ka sisteme të forta mbrojtëse mund t’i shmangë më lehtë konfliktet e armatosura“, theksoi kryeministrja italiane.
“Nuk mendoj se kaosi i fazës aktuale është për shkak të Donald Trump. Është e vërtetë që situata është kaotike, por nuk po flasim për diçka që filloi sot”, shtoi ajo.
Sipas kreut të qeverisë italiane, “nëse Irani do të braktiste programin e tij bërthamor për përdorim ushtarak, nuk do të kishte më një kërcënim të qartë për Izraelin dhe rajonin” dhe “e vetmja gjë që do të mbetej për t’u bërë do të ishte arritja e një armëpushimi në Gaza“.
Sa me e forte eshte ushtria aq me larg eshte lufta.
Vis pacem para bellum!kjo shprehje lapidare, nuk eshte latinish, por SHQIP.. Vi, ne menyren deshirore VISH(VIS).Qe te vij, qe te vish.PACEM, eshte nje fjale e perbere, PA(BA) , ba-bank-bej dhe fjala CEM(QEM-QET-Qet-si-Qetesi).PARA-PaRa, ne kuptimin e aksionit, veprim, levizje, luftim, beri para-sulmoi.BELLUM-BE-BEJ. forma urdherore /urdherum shoqerohet me UM , KA-KaNum..Qe te vij paqe, para bej!SPQR