Samiti i NATO-s, Ursula von der Leyen: Evropa e mbrojtjes më në fund është zgjuar! BE synon 650 miliardë euro investime deri në 2030

24 Qershor 2025, 17:18Bota TEMA
Samiti i NATO-s, Ursula von der Leyen: Evropa e mbrojtjes më në fund

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se “Evropa e mbrojtjes më në fund është zgjuar”, gjatë fjalës së saj në sesionin hapës të Samitit të NATO-s për Forumin e Industrisë së Mbrojtjes që po zhvillohet në Hagë.

Von der Leyen e cilësoi historik objektivin e ri që pritet të vendoset nga Samiti i NATO-s: 5% e shpenzimeve të vendeve anëtare të shkojnë për mbrojtjen. Sipas saj, kjo është një përgjigje ndaj rreziqeve të reja globale dhe sfidave të sigurisë.

“Arkitektura e sigurisë që kemi pasur për dekada nuk është më e garantuar. Na duhet të ndërtojmë një Evropë të fortë dhe të përgatitur”, u shpreh ajo.

Presidentja e Komisionit prezantoi edhe planin “ReArm Europe”, një iniciativë e re që synon të mobilizojë 650 miliardë euro në investime për mbrojtjen deri në vitin 2030. Po ashtu, ajo përmendi instrumentin financiar SAFE, që do të ofrojë 150 miliardë euro kredi për blerje të përbashkëta ushtarake dhe projekte afatgjata.

BE po planifikon gjithashtu uljen e burokracisë për të përshpejtuar investimet në mbrojtje dhe ka nënshkruar tetë marrëveshje partneriteti në fushën e sigurisë me vende nga e gjithë bota, përfshirë edhe marrëveshjen më të fundit me Kanadanë.

Von der Leyen theksoi se instrumenti SAFE nuk është i rezervuar vetëm për vendet anëtare të BE-së, por edhe për vende si Ukraina, si dhe për partnerë strategjikë si Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Norvegjia dhe Koreja e Jugut.

“Kjo është mënyra se si mund të përshpejtojmë dhe rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, jo të izoluar, por në bashkëpunim me aleatët më të besueshëm,” tha ajo.

Në fund, presidentja paralajmëroi se në pesë vitet e ardhshme Rusia do të jetë në gjendje të sfidojë kapacitetet e mbrojtjes europiane. Ndaj, ajo theksoi se deri në vitin 2030, Evropa duhet të jetë plotësisht e përgatitur për një “parandalim të besueshëm” ndaj çdo kërcënimi.

5 Komente

  1. P
    Populli

    E sikur ky zgjim te ishte pe shendetesine punesimin etj por keto para do te shkojne tek miliarderet per prodhim armesh qe vrasin njerez

    Përgjigjjuni
    1. k
      korespondenti

      Lajmi i fundit :Edhe D.Trampi shkon me atlete te bardha ne samitin e NATO-s.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Abu Albani

        Po Shqiperia ka ndonje plan afatgjate per investime ne infrastrukturen ushtarake? Apo vetem batutat e Endri Fuges qe lexon Rama. Pyes ndonje komentues ketu. se Merua merret me hartime kunder Sali kerrmes.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Z

          Po mire moj zhabe moj shalethate nga 800 miliard euro qe u premtua tre jave me pare si u bene 650 miliard, sa shpejt firuan 150 miliard euro pa nisur puna? Deri ne vitin 2030 do te firojne edhe shume mliarda te tjera dhe vendet e BE do te perfundojne ne 2% te PPB te shpenzimeve ushtarake

          Përgjigjjuni
          1. I
            Igor

            Kjo eshte Mikrobi i BE ku e zhvesh tere popullin e BE per te pasuruar disa gjeneral dhe armeprodhuesit ,kjo flet lehte me nji roge mujore prej 32000 euro por nuk pyet ata qe fitojne 1000 si dote ja dalin ata .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje