“Meloni nuk do të na ndihmojë në luftë, jam i shokuar”, Presidenti Trump: Papa nuk ka idenë se çfarë po ndodh në Iran

14 Prill 2026, 18:14Bota TEMA
“Meloni nuk do të na ndihmojë në luftë, jam i

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministres së Italisë dhe kreut të Kishës Katolike gjatë një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera.


Duke folur për kryeministren italiane Giorgia Meloni, Trump u shpreh se është “i shokuar” nga qëndrimi i saj dhe se Italia nuk po bashkëpunon në çështjet e lidhura me luftën dhe sigurinë energjetike.

Ajo nuk dëshiron të na ndihmojë, mendova se kishte guxim, por gabohesha,” tha Trump. Ai kritikoi gjithashtu edhe rolin e Evropës në krizën energjetike dhe emigracionin, duke thënë se politikat aktuale po dëmtojnë vetë kontinentin.

Trump u shpreh kritik edhe ndaj Papa Leonit, duke thënë se nuk e kupton situatën e Iranit dhe kërcënimet që, sipas tij, lidhen me armët bërthamore. “Papa nuk e kupton çfarë po ndodh dhe nuk duhet të flasë për luftën. Ai nuk e kupton dhe nuk duhet të flasë për luftë, sepse nuk ka idenë se çfarë po ndodh. Ai nuk e kupton që 42,000 protestues u vranë në Iran muajin e kaluar,” deklaroi ai.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se vendet e NATO-s nuk po kontribuojnë sa duhet në çështjet e sigurisë dhe se, sipas tij, aleanca “nuk po funksionon siç duhet”.

Trump: A ju pëlqen juve italianëve fakti që kryeministrja juaj nuk po bën asgjë për të siguruar naftë? A u pëlqen njerëzve ajo? Nuk mund ta imagjinoj. Jam i shokuar prej saj. Mendova se kishte guxim, por gabohesha.”

Trump: Jo. Ajo thjesht thotë se Italia nuk dëshiron të përfshihet. Edhe pse Italia e merr naftën nga atje, edhe pse Amerika është shumë e rëndësishme për Italinë, ajo nuk mendon se Italia duhet të përfshihet. Ajo mendon se Amerika duhet ta bëjë punën për të.

Trump për deklaratat ndaj Papës: Është ajo që është e papranueshme, sepse nuk i intereson nëse Irani ka një armë bërthamore dhe do ta hidhte në erë Italinë brenda dy minutash nëse do të kishte mundësi.

Por a folët për këto gjëra?

A nuk ke folur asnjë herë këtë muaj?

Trump: Jo, jo nuk kemi folur për një kohë të gjatë.

Trump: Sepse ajo nuk do të na ndihmojë me NATO-n, nuk do të na ndihmojë të heqim dorë nga armët bërthamore. Është shumë ndryshe nga sa mendoja unë.

Ai kritikoi edhe politikat e emigracionit në Evropë, duke pretenduar se ato po dëmtojnë stabilitetin e vendeve evropiane. “Evropa po shkatërron veten nga brenda me politikat e saj të imigracionit dhe energjisë. Ata paguajnë kostot më të larta të energjisë në botë dhe as nuk janë të përgatitur të luftojnë për Ngushticën e Hormuzit, nga ku e marrin atë. Ata varen nga Donald Trump për ta mbajtur atë të hapur”, tha ai.

Kur u pyet nëse i kishte kërkuar Italisë të përdorte minahedhës, presidenti amerikan tha: “U kërkova të dërgonin çfarë të donin, por ata nuk duan sepse NATO është një tigër letre.”

Po ashtu Trump u pyet për humbjen e Orban në zgjedhjet në Hungari, ku tha “Ai ishte një mik i imi, një njeri i mirë. Ai bëri një punë të mirë me imigracionin, ai nuk i la njerëzit të vinin dhe ta shkatërronin vendin e tij siç bëri Italia”.

 

15 Komente

  1. D
    Dallimi me Trump dhe Meloni eshte se.....

    Trump mendon se Meloni edhte mbi ligjin italian, sepse vete eshte realisht mbi ligjin amerikan. Dikush ti thote gjeniut Trump se gjykata supreme italiane eshte betuar per Italine, nderkohe qe gjykata kushtetuese amerikane eshte betuar per besnikeri ndaj Trumpit dhe jo republikes 250 vhecare.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dallimi midis Teje dhe Gomarit eshte se....

      Ligji i leshit. Debil... Ndryshimi midis teje dhe gomarit eshte se kur gomarit i marrin tasin e ujit, ai ja fut me shkelm hajdutit, ndersa kur ty te sulmojne ti i thua komshiut "amon hajde rrife pak kete". Koqe kanari, edhe gomari eshte me i zgjuar se ty...

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tani

      Trump eshte nje idiot noterik. Injorant ne nivelin e nje nxenesi mesatar te tetevjecares.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa jane shtu budallenjte mor ti ...

        Ai eshte President i Botes, ndersa ti nje psikopat qe te duket vetja i zgjuar!

        Përgjigjjuni
      2. T
        Trapi eshte qifut

        Po Trapi,pedofil,as ti nuk e kupton se Cfare ndodhet me Iranin.Deri sot Irani nuk ja vrare asnji amerikaros,por cifutet e qelbun kane vrare me mijera amerikarrosa.

        Përgjigjjuni
        1. i
          i cudituri

          Sa klase shkolle ke o debil i lindur?

          Përgjigjjuni
        2. a
          astrit

          Trampi, njeri i lodhshëm dhe i rrezikshëm

          Përgjigjjuni
          1. u
            uahahahaaaaaaaaaaaa

            U lodhe ti? o Zhuls rrugesh, per budallenjte si puna jote nuk i rruhet kujt..

            Përgjigjjuni
          2. T
            Turi

            Trumpi eshte presidenti me I madh I gjithe koherave.E veteta djeg dhe ben armiq prandaj pak njerez kane kurajon ta thone.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beni

              Filluan bolet e majta te shajne sa degjojne emrin e Trumpit.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Komunist i Vertete

                Nuk jane "majtistet" por pseudo-majtistet ata qe shajne Trumpin!

                Përgjigjjuni
              2. F
                Futja kot

                Turi dhe beni, a e keni pa çmimin e naftes neper europe? Po te ushqimeve? Thuajini faleminderit trumpit qe po punon per çifutet se e mbajne lidh prej bolesh, eshte nje idiot kronik dhe psikopat qe nderron mendje çdo 2 ore. Eshte genjeshtar i pafyture pervecse debil tamam si shoku sali qe kemi ne ktu

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sa jane shtu budallenjte mor ti ...

                  Ju budallenjet trushpelare s'keni kuptuar dhe nuk do kuptoni ASGJE edhe ne vazhdim...

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Sabaudin

                  Trampi do humbas zgjedhjet e srdheshme, ! Deri tani ai ka bere mbi 65 % amerikane te pa kenaqur. Eshte anti europin, dhe Pro rus ! Nje liderat me te keqinj qe ka patur Amerina ! Ai po e con Ameriken ne grop ,! Ai premtoi shume perpara zgjedhjeve po deri tani nuk ka sjell asnji permisim ne jeten e amerikaneve te thjeshte ! Ne europ ka ulje drastically te popullaritetit, didomos pas sublimity te Papes ne Rome !

                  Përgjigjjuni
                  1. u
                    u dhime duke qesh

                    Mos u lodh kot, thjesht pi dhalle.

                    Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje