Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka refuzuar me forcë propozimin e Francës dhe Britanisë së Madhe për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë.
Në një intervistë për Rai 1 Secolo TV më 4 mars, Meloni e quajti këtë propozim “shumë të vështirë për t’u realizuar” dhe vuri në dyshim efektivitetin e tij.
Ajo theksoi se Italia nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë, duke theksuar rëndësinë e unitetit perëndimor në këtë çështje.
Ky refuzim vjen pas deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili gjatë një vizite në Uashington më 24 shkurt, zbuloi se Franca dhe Britania po zhvillonin një plan për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, duke përfshirë mundësinë e dërgimit të trupave evropiane.
Macron sqaroi se këto trupa nuk do të ishin domosdoshmërisht në vijën e frontit, por do të shërbenin si “garanci”.
Pavarësisht këtyre propozimeve, Meloni ka shprehur gatishmërinë e Italisë për të luajtur një rol ndërmjetësues në përpjekjet për të zgjidhur tensionet midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ajo ka ofruar veten si një “urë” për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy liderëve.
Në një zhvillim tjetër, Meloni ka refuzuar kërkesat për largimin e simboleve fashiste nga logoja e partisë së saj, Vëllezërit e Italisë. Ajo ka përjashtuar mundësinë e heqjes së flakës tringjyrëshe nga logoja, duke thënë se kjo “kurrë nuk ka qenë temë”.
Bravo trimereshe Meloni .
Po cfare lesh trimereshe, kjo lepin sumen e Trapit per popullaritet
Po kush plasi per tre ushtaret e tu te dhjere moj bythlepiree e Trapit? Kjo eshte vullnetarisht nga shtetet, jo me detyrim.
Oboboo tani qe nuk do shkojne 5 pepinot e makaronaxhies, u fshi Ukraina.
Ushtaret e tu historikisht vetem dajakunkan njof
Hiqi dhe nga Kosova trupat zonja Meloni te iki mafja dhe te vendoset rendi.
Pa Melonin, kush do tua beje makaronat ushtareve?
Melonit bravo i qoftë , që nuk do të dërgojë ushtarë në Ukrainë . Italia ka kontigjente ushtarake në vëndet e nxehta e delikate të botës rreth 3200 forca ushtarake e karabinjerësh , pothua më shumë se çdo shtet tjetër evropian . Nuk ka fatkeqësi natyrore , rrezik ushtarak e emergjenca civile , që italianët të mos mbrijnë të parët për ndihmë , këtë e di dhe e vlerëson e gjithë bota . Por në rastin e Ukrainës ndryshon kryekëput çështja . Opinioni publik italian është ky : "Italia nuk është në luftë me Rusinë , nuk ka pasur historikisht konflikte dhe ndërhyrje nga Rusia , përkundrazi , neve (italianët) në luftën e dytë botërore shkelëm me forca ushtarake sëbashku me gjermanët territorin rus dhe lamë mijra të vrarë . E përkrahëm Ukrainën me ndihma të shumta ushtarake e ekonomike këto 3 vjet , por gjak nuk mund të derdhim për Ukrainën kundër Rusisë , që historikisht , nuk na ka rënë në qafë". Solla këtu deklaratën e Melonit , që është e njëjta me atë që mendon çdo forcë politike në Itali dhe shumica e italianëve . A mund të më thotë ndokush se ku e ka gabim Meloni dhe qeveria italiane ? Pse kështu funksionon bota , futen në luftë dy shtete dhe duhet të implikohen gjithë fuqitë e botës e të kthehet në konflikt global ? Jo , kurrë . Edhe anglezët e francezët që propozojnë dërgim ushtarësh , nga e thëna në të bërë , nuk është aq kollaj . Këto deklarata franko angleze , janë si përgjigje ndaj Trumpit , sepse i injoroi e i ofendoi , ndërsa Meloni ka mardhënie miqësore me Trumpin dhe kjo është një gjë pozitive për Melonin , Italinë dhe Evropën .