Rusia provon që të minimizojë pasojat katastrofike të sulmit në rajonin Sumi të Ukrainës, ku u vranë 34 civilë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, thotë se ushtria ruse godet vetëm shënjestra ushtarake.
Ndërsa ministria e mbrojtjes konfirmon se në sulmin raketor në Sumi ishte objektiv një mbledhje e disa zyrtarëve të Ukrainës dhe se aty janë vrarë 60 ushtarakë.
Moska akuzon Kievin se po përdor popullatën civile si mburojë njerëzore duke organizuar evente në qytete me popullsi të lartë.
Kremlini akuzon vendet europiane se po kërkojnë tensione dhe një luftë të madhe mes Rusisë dhe Ukrainës. Zëdhënësi Peskov pretendon se kancelari i ri gjerman, Fridrish Merc, me dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë do të ashpërsojë edhe më shumë konfliktin.
Madje zëvendës drejtori i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitri Medvedev, e ka quajtur liderin gjerman “një nazist”.
“Merc ka rënë në kujtimet e babait të tij që ka shërbyer në ushtrinë e Hitlerit”, theksoi ish presidenti rus.
Mentalitet izraelite,godasim spitalet ne gaza se atje strehohen udheheqesit e hamasit.kur e ben Rusi eshte krimit,mendojne te tjeret,Ndersa kur e ben izraeli eshte lufte kunder krimit,Edhe pse vriten gra e femije,te sempre pa' mbrojtjen,mjeke e punonjes te sherbimeve humanitare.
Dedesku me duket se po e kruan me gjethe hiselli! Per mendimin tim: Keta menaxher per te mbuluar disfaten ekonomike ne vendin e tyre, kerkojn ta eksportojn diku tjeter! Kesaj rradhe iku vapa me gushtin...!
Zhvejk,ia fshive Putanes me Gjethen e Fikut?Apo ke fillu te perdoresh te ‘’hisllit‘’?