Ministria ruse e Mbrojtjes reagon për sulmin me 34 viktima në Sumy: Synuam takimin e oficerëve ukrainas

14 Prill 2025, 13:40Bota TEMA
Ministria ruse e Mbrojtjes reagon për sulmin me 34 viktima në Sumy:

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se ka shënjestruar një takim të komandantëve ushtarakë ukrainas me sulmin e saj në Sumy dje.

Sipas mediave të huaja, Ministria konfirmoi se forcat ruse përdorën dy raketa Iksander për të sulmuar qytetin, me zyrtarët ukrainas që raportuan se 34 persona u vranë.

Kujtojmë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar lidhur me sulmin rus në Sumy të Ukrainës gjatë ditës së djeshme.

Trump i quajti sulmet "të tmerrshme" dhe tha se Rusia "ka bërë një gabim", pa dhënë detaje shtesë.

"Ata bënë një gabim. Besoj se ishte. Ju do t'i pyesni ata", tha më tej Trump.

Dje, i dërguari i posaçëm i Trump në Ukrainë, Keith Kellogg, tha se sulmi kishte kaluar "çdo vijë të mirësjelljes".

Marco Rubio, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, i quajti sulmet "të tmerrshme" dhe një "kujtues tragjik" se pse administrata Trump po kushton "aq shumë kohë dhe përpjekje" për t'i dhënë fund luftës.

Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve dhe premtimeve të Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, ende nuk është arritur një marrëveshje armëpushimi. 

3 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere, prozator.

    me te vertete Trump po del si nje sfinx i vertete ne kete konflikt, po perdor nje gjuhe te tille diplomatike qe cdo diplomat disavjecar ne kete profesion do ta kishte zili. Shkakun e bombardimit e thashe dje por shume lexues me atakuan me nje fjalor te papershtatshem duke qene se lexuan ate qe u serviri Merua ndersa une lexoj dhe shikoj Foxnews, CBS. Faleminderit Trump per inteligjencen, per zgjuarsine si dhe per trajtimin e ketij konflikti te iniciuar nga senili i meparshem, te pacim me jete sa malet tona

    Përgjigjjuni
    1. !
      !!??

      Ato qe ka thënë Trump për këtë sulm e keni përseritur 3-4 herë! Shkruani për atë ç’ka ka thënë ministria ruse, është lajmi i vërtet sulmi mbi objektivin qe pretendon, apo është gënjeshtër? Bollë u përdrodhët edhe ju të gazetës! Tregoni dhe burimin nga e kini marrë!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artan

        Ik o putane e Putanes,te qifshin muzhiket me keq se c'te kane shkerdhyer.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje