Miliarderi heq dorë nga shtetësia ruse: Nuk mund të lidhem me një vend fashist, që filloi një luftë me fqinjin e tij paqësor

1 Nëntor 2022, 14:37Bota TEMA

Miliarderi heq dorë nga shtetësia ruse: Nuk mund të lidhem me

Miliarderi rus, Oleg Tinkov, ka hequr dorë prej shtetësisë ruse, për shkak të luftës së nisur nga Moska në Ukrainë.

Ai, po ashtu, ka dënuar “fashizmin e Putinit”, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.

Tinkov e ka themeluar bankën online, Tinkoff, një prej ofrueseve më të mëdha të kredive.

Aktualisht kjo bankë ka mbi 20 milionë konsumatorë.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka thënë se “nuk mund të jem i lidhur me një shtet fashist që ka nisur luftë kundër fqinjit paqësor”.

Edhe disa manjatë tjerë rusë kanë kritikuar publikisht luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Është e turpshme për mua që të vazhdoj të mbaj këtë pasaportë”, ka thënë miliarderi.

Ai besohet se aktualisht jeton në Londër, mirëpo është subjekt i sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, sikurse shumë anëtarë të elitës biznesore ruse.

“Shpresoj që më shumë biznesmenë do të jenë pas meje, në mënyrë që të dobësojnë regjimin e Putinit dhe ekonominë e tij, dhe që në fund ai të humbë”, ka thënë Tinkov.

Ai ka vazhduar duke thënë se e urren Rusinë e Putinit, mirëpo i do të gjithë rusët që janë kundër luftës.

Sanksionet perëndimore ndaj tij, dhe figurave tjera biznesore të Rusisë – të njohur si oligarkë – përfshijnë ndalesa në udhëtime, ngrirje të aseteve dhe konfiskim të aeroplanëve dhe jahteve.

Fuqia politike dhe ushtarake e Putinit varet shumë nga mbështetja e miliarderëve, të cilët janë pasuruar përmes lidhjeve me Kremlinin.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

 

3 Komente

  1. A
    Alex

    Po mor legen pa karakter se ai vend te beri me lek dhe tani e quan vend fashist, Po cfare palestrina qenka ky vend kur kerkon te futet aealeance dhe te coje raketa ne kufi ? po nuk crudités se si ti shet Rusine ketu tek ne kan shitur besimin vec per interes , fuck off

    Përgjigjjuni
    1. F
      Franci

      E kane denuar luften e Rusise disa manjate te dores se dyte .....ata qe Putini nuk i llogarit nese rojn ose jo , ka te tjere kryesore qe jane rjeti i afert i Putinit dhe qe financojne ne sherbim te luftes ....Vladimir Potanin , Vagid Alekperof, Vladimir Lisin , Sibur Leonid Mihelson , Genadi Timcenko Sergei Pugatcef etj jane skifteret miliarder qe financojne direkt makinen e luftes ruse .... Ky i botimit vetem e vetem qe i doli kundra eshte i pallogaritshem .....

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        franci këta që përmënd ti,janë të rëndësishëm,por jo duke financuar makinerinë e luftës!e kundërta!ata mjelin,shfrytëzojnë atë për tu pasuruar dhe më tepër!! humbjet që ka rusia,vetëm deri tashti,janë shumë më të mëdha se pasuria e të gjithë këtyre që ti përmënd!!dhe flas për pasuri të luajtëshme e të paluajtëshme! këta mjelin rusinë e mbështesin lad bythën!! të gjithë këta marrin fitimet e tyre,normale dhe korruptive nga gjaku i rusëve dhe nga kontratat që kanë me ushtrinë!!duke filluar nga ushqimi(të kujtohet ushqimi i qenëve të katastrofave natyrore këtu tek ne?1.5mln në vit pa pasur asnjë qen?)e deri tek arkivolet ku futen të vrarët!!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje