Ministri gjerman i Mbrojtjes: Duhet të mësohemi me idenë se lufta do vijë në Europë!

30 Tetor 2023, 21:10Bota TEMA
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Duhet të mësohemi me idenë se lufta

Europianët duhet të nisin të mësohen me idenë se lufta mund të vijë dikur në shtëpinë e tyre. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka deklaruar në televizionin ZDF se luftërat që po zhvillohen aktualisht në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, janë një paradhënie e asaj që eventualisht mund të vijë së shpejti në Europë.

"Ne duhet të mësohemi me idenë se mund të ketë një kërcënim lufte në Europë. Ne duhet të aftësohemi për të luftuar", tha ai.

Pistorius ka shtuar se Gjermania do të bëjë gjithçka që lufta në Lindjen e Mesme të mos përshkallëzohet, ndërkohë që ka pranuar se për 30 vitet e fundit Bundeswehri është neglizhuar. 

Megjithatë ministri gjerman ka paralajmëruar se në fund të kësaj dekade Gjermania do të jetë në një pozicion krejt tjetër për sa i përket çështjeve të Mbrojtjes.

1 Komente

  1. g
    ganiu

    Vonë, vonë, por e kape dhe ti. Çdo gjë e ka një fillim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje