Ministri izraelit i Mbrojtjes: Selia qëndrore e sigurisë së brendshme e Iranit është shkatërruar

18 Qershor 2025, 16:59Bota TEMA
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Selia qëndrore e sigurisë së

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz ka thënë se forcat ajrore të vendit kanë shkatërruar selinë e sigurisë së brendshme të Iranit.

"Tornadoja vazhdon të godasë Teheranin", tha Israel Katz, shkruajnë mediat e huaja.

"Aeroplanët e Forcave Ajrore kanë shkatërruar Selinë e Sigurisë së Brendshme të regjimit iranian, krahun qendror represiv të diktatorit iranian”, tha ai.

"Siç premtuam, ne do të vazhdojmë të dëmtojmë simbolet e pushtetit dhe të godasim regjimin e ajatollahëve kudo", përfundoi ministri.

Kujtojmë se prej disa ditësh, Irani dhe Izraeli janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku po sulmojnë njëri-tjetrin me raketa, avionë dhe dronë.

Megjithë thirrjet e shumë shteteve të fuqishme për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin, duket se një armëpushim i mundshëm është ende larg.

Lini një Përgjigje