Misioni i diskutueshëm i Biden-it në Arabinë Saudite

15 Qershor 2022, 22:25Bota TEMA

Misioni i diskutueshëm i Biden-it në Arabinë Saudite

Në muajt e parë të vitit, zhgënjimi ndaj SHBA-ve po ziente brenda oborreve mbretërore të shteteve të Gjirit.

Prej kohësh, monarkitë e kanë parë Washington-in si partnerin e tyre tradicional të sigurisë.

Por, në sytë e tyre, SHBA-të po shfaqnin pak kujdes për kërcënimin me të cilin përballeshin kombet e tyre, pasi armët gjithnjë e më të sofistikuara kishin në shënjestër qytetet, aeroportet dhe infrastrukturën e naftës.

Kur presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi miliarda dollarë armatime për Ukrainën për ta ndihmuar të luftonte pushtimin, ata e panë këtë si një provë të mëtejshme se Washington-i nuk po i trajtonte partnerët e Gjirit me respektin që meritojnë.

Teksa ishin të aftë për çështjet e sigurisë, administrata Biden kishte zhgënjimet e veta.

Veçanërisht nga rezistenca e liderëve të Gjirit për të pompuar më shumë naftë për të ulur çmimet e larta të energjisë dhe refuzimi i tyre për t’u distancuar nga Vladimir Putin-i.

Me presidentin rus ata kanë mbajtur lidhje më të ngushta vitet e fundit.

Ngjashëm si agresioni i Rusisë që ka injektuar një shtysë të re në aleancën transatlantike, kjo ka ekspozuar natyrën rrënuese të partneritetit dhjetëvjeçar të dy shteteve të Gjirit me Washington-in.

Po ashtu ka sjellë në fokus tensione të mprehta mbi themelin mbi të cilin është ndërtuar: garancitë e sigurisë së SHBA-ve për kombet e pasura me naftë në këmbim të një angazhimi për tregje të qëndrueshme globale të energjisë.

Megjithatë, SHBA-të dhe aleatët e vet të Gjirit kanë vendosur të përpiqen t’i rregullojnë marrëdhëniet.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden-i do të vizitojë Arabinë Saudite muajin e ardhshëm, ku do të takohet me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.

Është një kthesë e jashtëzakonshme për një president që premtoi ta trajtonte mbretërinë si të pabesë.

Duke pasur parasysh se agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se princi autorizoi një operacion për të “vrarë” Jamal Khashoggi, gazetari i vrarë nga agjentët sauditë katër vjet më parë, Biden do të përballet me kritika për braktisjen e parimeve të tij në interes të përpjekjes për të izoluar Rusinë.

Për shumë diplomatë dhe vëzhgues, vizita është një shenjë e apelit të qëndrueshëm të paktit energji-për-siguri që ka përcaktuar marrëdhëniet e SHBA-ve me Gjirin.

Washington-i ka nevojë për ndihmë për të kufizuar ndikimin e luftës në Ukrainë në çmimet e naftës, ndërkohë që shtetet e Gjirit mbeten shumë të varura nga ndihma ushtarake e SHBA-ve, nga mbrojtja raketore te avionët luftarakë.

Kompensimi i stabilitetit të energjisë

Arabia Saudite e zbuti rrugën për një takim të mundshëm këtë muaj duke rënë dakord për një rritje modeste të prodhimit me aleatët e saj prodhues në Opec+.

Biden-i e përshkroi masën si “pozitive’.

Disa nga ndihmësit e presidentit i kanë bërë presion për muaj të tërë që ta lërë mënjanë zemërimin, duke argumentuar se ia vlen të pranohen kompromiset e angazhimit në këmbim të stabilitetit energjetik.

Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar edhe më parë një takim midis Biden-it dhe Princit të Kurorës në samitin e G20-s të tetorit të kaluar në Romë, por planet u prishën kur princi zgjodhi të mos merrte pjesë.

Të inkurajuar nga ndikimi i tyre në tregjet e energjisë, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë të ngjarë të duan shenja të mbështetjes së prekshme, jo thjesht siguri për angazhimet e SHBA-ve.

Përveç kërkimit të mbështetjes më të madhe për të stabilizuar tregjet e energjisë, Biden ka të ngjarë të kërkojë gjithashtu një lëvizje saudite drejt Izraelit.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se diskutimet përpara vizitës së Biden-it kishin përfshirë potencialin që Riadi të zgjeronte fluturimet izraelite në Arabinë Saudite.

Mbretëria nuk ka marrëdhënie formale me Izraelin, por në mënyrë të fshehtë bashkëpunon me shtetin hebre për çështjet e sigurisë dhe inteligjencës.

“Financial Times”

3 Komente

  1. f
    fukaraji20

    Keto jane ece e jake per show sepse Biden le te zbatoje programin e Trump per energjine dhe cdo gje kthehet atje ku e mori ne fillom…Si nje person qe lexon letrat qe ja japin te tjeret ai ben sikur po perpiqet te “rregulloje” situaten qe e krijoji vete!!!!!!!!!!!!!! Me veprimet e demokrateve duket qe duan qe USA gradualisht te behet satelit i Kines, ekonomikisht dhe politikisht..!!!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trump 2024!

      U ngreh si gjel. E quajti Muhamet Bin Salmanin kriminel per vrasjen e Kashogit ne Turqi dhe Arabine Saudite "pariah state". Tani Po I lepin bythen. Muhameti nuk ja ngre telefonin. Kishim nje fjale per kete ne kohen e Enveri "byth.im". Sot nuk eshte korrekte se "byth.@imet" bejne ligjin ne perendim. Berishen nuk e pelqej por e respektoj qe Po Ju qendron ketyre plehrave.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Coli

        Bideni nuk eshte hera e pare qe lepin ate qe peshtyn.Keshtu beri dhe me Putinin,mbasi e quajti kriminel,e luti qe te takoheshin mbas dy muajsh.Me arabet tha nuk do takohem tha se kane vrare gazetarin ne ambasade ne Turqi,dhe ka nje muaj qe i lut bythen te takohen mbsi ata nuk ju pergjigjen telefonates nga shtepia e bardhe. Turp ku po e katandis Ameriken ky idiot.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje