Misteri i sediljes 11A - I mbijetuari i tragjedisë së "Air India" rrëfen si doli nga rrënojat

13 Qershor 2025, 19:07Bota TEMA
Misteri i sediljes 11A - I mbijetuari i tragjedisë së "Air

Vetëm një person doli nga avioni i shkatërruar Boeing 787-8 Dreamliner. Shtetasi britaniko-indian Vishwash Kumar Ramesh, i ulur në sediljen 11A, doli të ishte i vetmi i mbijetuar i fluturimit AI-17 1 të Air India, i cili u rrëzua vetëm pak çaste pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel i Ahmedabadit.

Përplasja, katastrofa më vdekjeprurëse me avion në Indi në dekada, ndodhi në orën 13:38 të enjten. Avioni, me destinacion Londrën, u rrëzua disa sekonda pas nisjes, duke goditur një konvikt shumëkatësh që strehonte mjekë rezidentë të Kolegjit Mjekësor BJ në zonën Meghaninagar. Midis të vdekurve ishin 229 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. 

Ndërkohë, i mbijetuari ka rrëfyer edhe një herë ngjarjen dhe mënyrën se si ai arriti të shpëtonte, të dilte i gjallë nga rrënojat e avionit. Duke folur për mediat nga shtrati i spitali, Ramesh ka treguar se dritat e avionit filluan të pulsonin dhe dukej sikur ishte bllokuar në ajër. 

Ndërsa, në momentin e rrëzimit, ai thotë se ka parë njerëzit e tjerë duke vdekur para syve të tij, ndërsa rrëfen se ai vetë ka arritur të dalë duke shkelmuar derën e shembur që ndodhej pranë tij. 

“Nuk e besoj ende që shpëtova. Për një moment mendova se do të vdisja, por kur hapa sytë dhe pashë përreth, kuptova se isha ende gjallë. Ende nuk e besoj si mbijetova. Kur u ngrit avioni, brenda 5–10 sekondave dukej sikur ishte bllokuar në ajër. Papritur, dritat filluan të pulsonin – jeshile dhe të bardha.

Avioni nuk po ngrihej dhe po rrëshqiste në ajër, derisa u përplas me një ndërtesë dhe shpërtheu. Në fillim mendova se kisha vdekur. Më vonë kuptova se isha ende gjallë dhe pashë një hapje në trupin e avionit. U çlirova nga rripi, përdora këmbën për të shtyrë hapjen dhe dola zvarrë jashtë. Nuk e di si shpëtova.

I pashë njerëzit duke vdekur para syve të mi, stjuardesat, dhe dy persona që ishin pranë meje… dola nga rrënojat”, ka rrëfyer Ramesh.

1 Komente

  1. F
    Fatmiri

    Po he pra cili ishte Misteri i sediljes 11A ? Apo nuk thuhet? Njehere u tha se ka hapur deren e emergjences, por tani thuhet se doli nga nje e care, pra nuk ka lidhje me sediljen. Thjesht ka qelluar shume prane vendit te care dhe nuk kishte pesuar lendime ne momentin e pare te perplasjes. Pra ishte ne gjendje te levizte. Thjesht fat, por jo ndonje mister!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje