Trupi i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah është gjetur pohuan dy burime për Reuters.
Por pavarësisht shpërthimit, një burim mjekësor dhe një burim sigurie pohuan se trupi i tij u gjet i paprekur në vendin e sulmit ajror. Ata thanë se trupi nuk kishte kishte plagë të drejtpërdrejta dhe dukej se shkaku i vdekjes ishte trauma e nga forca e shpërthimit.
Izraeli pohoi se e vrau Nasrallahun duke lëshuar bomba në selinë nëntokësore të Hezbollahut poshtë një ndërtese banimi në jug të kryeqytetit libanez. Izraeli vazhdoi sulmet ndaj objektivave të grupit militant Hezbollah në Liban, ndërsa ushtria izraelite njoftoi për vrasjen e një tjetër zyrtari të lartë të grupit, një ditë pasi u konfirmua vrasja e disa komandantëve, përfshirë Nasrallah.
Ekspertët thonë se bombardimet në rritje të Izraelit kanë rritur frikën se konflikti mund të dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë ndoshta Iranin, si edhe Shtetet e Bashkuara, aleatin më të ngushtë të shtetit hebre.
Izraeli ka mobilizuar brigada rezervë dhe thotë se është gati për të gjitha opsionet, përfshirë një operacion tokësor. Hezbollahu ka thënë se do të ndalojë sulmet vetëm kur të përfundojë ofensiva e Izraelit në Gazë.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se më shumë se 1000 libanezë u vranë dhe 6000 u plagosën në dy javët e fundit, pa thënë se sa ishin civilë. Qeveria pohon se një milion njerëz – një e pesta e popullsisë – janë larguar nga shtëpitë e tyre.
E ka bumjen ne kolotripida..... hahahaha
Qenka dhjere ne breke dhe i kane ra pordhet ne zemer. Hajt per hajer.
Dmth bomba shpuse ( 80 ton)duke rrafshuar komplet residencen segrete... si rrjedhoje shembjet e medha kane zene rruget e daljes nga bodrumet... Cdo gje eshte studiuar ne tavoline pasi te dhenat kane qene 100% te sakte si objekt dhe vendndodhjen e te shume kerkuarit ( po nga ushtaret e tije i tradhtuar per milona dollare.. flitet)nga pala izrealite.
Kujt i plas kari o gazetare plehra per palo info si ky??!!
O Tema na çare trapin me keta arabet
"Ata thanë se trupi nuk kishte kishte plagë të drejtpërdrejta dhe dukej se shkaku i vdekjes ishte trauma e nga forca e shpërthimit.",atëherë ku qëndron problemi??ka shku te të shumtit!?me a pa gjak,i paprekur a copa copa ndryshon gjo??shnet e gjithë të mirat,kush e ka radhën nashti??
ka vdek nga frika pra..